Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gazetarja e Gazetës Shneta Diana Basholli, fiton Çmimin e Parë për raportimin mbi Diabetin

Lajme 27/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazetarja e Gazetës Shneta Diana Basholli, është shpërblyer me vendin e parë për Raportimin e Përgjegjshëm Rreth Diabetit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me IHS dhe AQH.

Diana Basholli, gazetare në Gazetën Shneta, ka fituar Vendin e Parë për Raportimin e Përgjegjshëm Rreth Diabetit. Çmimi është ndarë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në partneritet me organizatat IHS Project dhe AQH Project.

Hulumtimi i Bashollit për sëmundjen e Diabetit të Tipit 1 me titull “Kam mendu që diabeti i prek veç pleqtë”, ka sjellë në dritë vështirësitë e fëmijëve dhe të rinjve në përballjen me këtë sëmundje. Fokusi i temës ka qenë edhe në mungesën e pajisjeve teknologjike, siç janë pompa insulinike dhe sensorët për matjen e glikemisë, të cilat do ta lehtësonin jetën e të rinjve me diabet.

Hulumtimi gjithashtu vë në pah vështirësitë e familjeve të fëmijëve me diabet në sfidat gjatë përballjes me sëmundjen, dhe mungesën e përkrahjes institucionale. Hulumtimin mund ta lexoni në duke Klikuar KËTU.

Çmimi i dytë shkoi për Vlera Shabani nga Kallxo, për hulumtimin “Kemi shumë shpenzime”: Prindërit e fëmijëve me diabet presin dorën e shtetit.

Çmimi i tretë iu dha gazetares Arbreshë Uka nga Klan Kosova, me artikullin “Jeta e sfiduar e 25-vjeçarit me diabet: Më prish punë edhe në dashuri”.

Teksa, juria vlerësuese e përbërë nga Arton Konushevci, Sokol Shameti, dhe Venera Berisha Muharremi, vendosi të ndante edhe çmimin e katërt, i cili shkoi për emisionin e Kanal10, Familja Jonë, me autore Saranda Bujupi Rama.

Këto çmime u ndanë pas ngritjes së kapaciteteve të gazetarëve në prill të këtij viti përmes një trajnimi dy-ditor të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim me synim vlerësimin e punës së gazetarëve që kanë kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për këtë çështje të rëndësishme shëndetësore.

Përmes kësaj iniciative, u promovua raportimi cilësor dhe etik mbi diabetin, duke theksuar rëndësinë e informimit të drejtë për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin përfaqësues të mediave, profesionistë shëndetësorë, dhe përfaqësues nga organizatat partnere.

AGK falënderon të gjithë gazetarët pjesëmarrës dhe i inkurajojnë ata të vazhdojnë të trajtojnë tema të rëndësishme shëndetësore me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Artikulli paraprak100 mijë euro u kursyen nga funksionalizimi i Shërbimit të PET/CT
Artikulli i rradhës Normal apo shqetësuese? Ja çfarë duhet të dish për qimet rreth majave të gjirit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.