Një nga rrugët kryesore në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare gjatë ditës së sotme është bllokuar për shkak të punimeve në ndërtimin e klinikës së Hematologjisë dhe Nefrologjisë.
Gazeta Shneta e ka pyetur QKUK-në pse është bllokuar kjo rrugë nën asistimin e Policisë së Kosovës. Nga QKUK kanë dhënë sqarime se kjo ka ndodhur për shkak të sigurisë së qytetarëve.
“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), njofton se për shkak të punimeve që po zhvillohen për ndërtimin e objektit të ri për Klinikën e Hematologjisë/Nefrologjisë, rruga në afërsi, përkohësisht është bllokuar dhe mund të shfrytëzohen rrugët e tjera alternative brenda QKUK-së
Bllokimi është bërë për shkak të sigurisë së kalimtarëve që lëvizin në këtë rrugë, meqë një kran nga kompania punëkryse ka pasur lëvizje, e që potencialisht mund të paraqes rrezik.
Për këtë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka asistuar në këtë proces. Rruga do të lirohet sapo të vlerësohet se nuk paraqet rrezik për kalimtarët dhe makinat që kalojnë në atë pjesë”, kanë deklaruar nga QKUK. /Gazeta Shneta/




