Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dita Botërore e AIDS-it: Kosova angazhohet për shëndetin dhe të drejtat e individëve me HIV/AIDS

Lajme 02/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të AIDS-it, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, organizoi tryezën e rrumbullakët me moton: “Merrni rrugën e të drejtës tuaj: Shëndeti im, e drejta ime!”.

Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin në lidhje me të drejtat e njeriut dhe shëndetin, duke theksuar rëndësinë e barazisë në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore për të gjithë individët, sidomos për ata që jetojnë me HIV/AIDS.

Në këtë tryezë morën pjesë Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, në cilësinë e Kryesueses së Mekanizmit Koordinues të Kosovës, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, Sekretari i Përgjithshëm, Dr. Naim Bardiqi, Drejtoresha e IKShPK-së, Dr. Ardita Baraku, përfaqësues nga Institucioni i Avokatit të Popullit, perfaqesyes nga shoqëritë civile dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri Berisha theksoi se 1 dhjetori është një shenjë e përkushtimit në luftën kundër HIV/AIDS dhe thellimit të ndërgjegjësimit për nevojën e bashkëpunimit global.

Ai gjithashtu theksoi përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të fuqizuar sistemin shëndetësor dhe për t’u siguruar që shërbimet e testimit, trajtimit dhe kujdesit për HIV-in të jenë të qasshme për të gjithë.

Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, në cilësinë e Kryesueses së Mekanizmit Koordinues të Kosovës, theksoi rolin e MKK-së, i cili është trup vendor multisektorial i përfaqësuar nga MSh dhe institucionet tjera relevante, si dhe popullatat e afektuara me TB dhe HIV.

Dr. Gexha-Bunjaku shtoi se MKK aplikon për financim në Fondin Global dhe bëjnë mbikëqyrjen e granteve në emër të vendit, e që në këtë vit është aprovuar granti i fundit në vlerë prej 3,180,098 euro për tri vitet e ardhshme (2025-2027) lidhur me aktivitetet e HIV dhe TB, si dhe ndërtimin e sistemeve reziliente dhe të qendrushme shenëndetësore.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i MSh, Dr. Naim Bardiqi, theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërsektorial për të përmbushur qëllimet e përbashkëta në parandalimin e HIV/AIDS dhe për të mbështetur ata që jetojnë me këtë sëmundje. Po ashtu, potencoi se kjo ditë e rikujton se lufta kundër kësaj pandemie nuk është vetëm përpjekjeje shëndetësore, por një angazhim për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e çdo individi.

Ai tutje theksoi angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një sistemi shëndetësor gjithëpërfshirës, që garanton qasje universale në shërbimet e testimit dhe trajtimit, veçanërisht për grupet më të cenueshme.

Po ashtu, Drejtoresha e IKShPK-së, Dr. Ardita Baraku, tha se kjo ditë rithekson rolin e secilit në vetëdijesim, mbrojtje, diagnostikim, trajtim dhe kujdes për qytetarët, veçanërisht për pacientët e prekur.

Ajo ftoi punëtorët shëndetësorë që të raportojnë të dhënat në Sistemin Digjital të Menaxhimit të Sëmundjeve Ngjitëse, për të kontribuar në grumbullimin e informacionit të nevojshëm për përmirësimin e trajtimit dhe monitorimin e situatës.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në përpjekjet për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse siç është AIDS dhe për të siguruar që të drejtat për shëndet të jenë të disponueshme për të gjithë, pa asnjë përjashtim.

Artikulli paraprakKëshilla të dobishme për të pasur një mënyrë jetese më të shëndetshme
Artikulli i rradhës Si të parandaloni dhe trajtoni kancerin e qelizave të gjakut

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.