Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të zhvillojë sërish një protestë.
Kjo sepse janë të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave dhe ndërprerjen e dialogut social. Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.
“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5”, thuhet në komunikatë.
Më 14 nëntor, ata kishin protestuar për të njëjtat arsye.
Protesta do të mbahet para Kuvendit të Kosovës me fillim nga ora 12:00.




