Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Idrizi për sulmin në “Ibër-Lepenc”: Uji s’është ende i pijshëm, janë marrë masa emergjente

Lajme 05/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka thënë se sulmi në kanalin e “Ibër-Lepencit” në Zubin-Potok, ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm për Vushtrrinë dhe disa qytete të tjera.

Pavarësisht se furnizimi është rikthyer, kryetari bëri të ditur se uji nuk është ende i pijshëm përderisa priten rezultatet e analizave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).

“Vërtet ai ka qenë një sulm terrorist që ka goditur drejtpërsëdrejti qytetarët duke dëmtuar kanalin e “Ibër-Lepencit”, duke shkaktuar ndërprerje të ujit të pijshëm në qytetin e Vushtrrisë por edhe qytet të tjera Mitrovicë e Skenderaj. Ende deri tani jemi duke pritur informata më të fundit nga kompania rajonale të ujësjellësit “Mitrovica”, edhe pse ka ujë nëpër ekonomit familjare ende nuk është dhënë drita e gjelbërt që ky ujë të përdoret për pijë, deri sa të bëhen analizat në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik”, ka thënë ai.

Për të përballuar situatën, Idrizi theksoi se janë marrë masa emergjente për furnizim me ujë të pijshëm.

“Ujin e pijshëm e kemi siguruar në bashkëpunim me kompania rajonale të ujësjellësit “Mitrovica” kemi vendosur një cisterna në Kala e qytet aty janë shërbyer qytetarë me ujë të pijshëm. Po besoj që edhe kjo situatë do të tejkalohet dhe do të normalizohet me ujë të pijshëm”, ka thënë ai.

Idrizi siguroi qytetarët se furnizimi me ujë është stabilizuar dhe se rreziku është shmangur.

“Jo nuk ka rrezik tash për tash është sanuar defekti atje, ka ujë të mjaftueshme, por jemi duke pritur informata nga IKSHPK-ja që a mund të fillojmë të përdorim për pije”, ka thënë Idrizi për EO-në.

Artikulli paraprakFederata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës proteston sot
Artikulli i rradhës Aksident në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.