Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh për çmimet e barnave: Nuk mund të kalojë 7.5% të çmimit të importit CIP

Lajme 13/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar rreth shqetësimeve të ngritura nga distributorët për çmimet e barnave. Nga kjo ministri kanë thënë se në bazë të Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, çmimi i barnave nuk mund të kalojë 7.5% të çmimit të importit CIP.

Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar për Gazetën Shneta shqetësimet e ngritura nga Shoqata e Distributorëve Farmaceutik në lidhje me vendosjen e çmimit të barnave.

Nga MSh kanë deklaruar se Neni 9, paragrafi 10 i Ligjit për çmimet e produkteve medicinale, do të respektohet në tërësi nga Komisioni.

“Ligji Nr. 04/L-120, në Nenin 9, paragrafi 10, përcakton qartë se çmimi i produkteve medicinale me shumicë përfshin marzhin e qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet e tjera vartëse, por ky marzh nuk mund të kalojë 7.5% të çmimit të importit CIP. Çmimi CIP përfshin çmimin e blerjes së produktit, si dhe shpenzimet e transportit dhe sigurimit deri në destinacionin përfundimtar. Komisioni për Përcaktimin e Çmimit ka obligim të zbatojë këto dispozita ligjore dhe të sigurojë që marzhi dhe shpenzimet e tjera vartëse të përfshihen brenda këtij kufiri prej 7.5% të çmimit të importit CIP”, thuhet në përgjigjen nga MSh.

Ditë më parë Gazeta ka publikuar një artikull ku Shoqata e Distributorëve ka ngritur shqetësimin se Komisioni i MSh-së për vendosjen e çmimeve nuk e ka respektuar në tërësi Nenin 9, paragrafin 10 i cili thotë:

“Pjesë përbërëse e çmimit me shumicë është vlera e marzhës të qarkullimit me shumicë dhe shpenzimeve të tjera vartëse jo më shumë se 7.5% që llogaritet duke i shtuar çmimit të importit CIP, marzhin e qarkullimit me shumicë dhe shpenzimet e ndërlidhura, por jo më shumë se sa vlera e kalkuluar sipas paragrafëve 5, 6, 7 apo 8 të këtij neni”.

“Gjatë vendosjes së çmimeve nuk është zbatuar ky nen në tërësi për faktin se nuk janë përfshirë shpenzimet e ndërlidhura të cilat janë 1% pagesa e lejes së importit në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, pastaj rreth 0.5% pagesat e banderolave për kutia të barnave, Licencimi I depose për qarkullues farmaceutik 1200 Euro/vit, regjistrimi I produkteve farmaceutike prej 1000-2000 Euro në 5 vite, shpenzimet e mirëmbajtjes së autorizim marketingut prej 5-10%. Të bashkangjitur keni çmimoren e shërbime për operim të bizneseve farmaceutike sipas legjislacionit përkatës. Në këto shpenzime nuk përfshihen shpenzimet e tjera operative si pagat e punëtorëve, qiratë, karburantet, automjetet, transporti etj”, kanë deklaruar nga Shoqata. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFëmijët e shtrirë në Pediatri surprizohen nga “Super-heronjtë”
Artikulli i rradhës FDA i kërkon administratës Biden të kufizojë nikotinën në produktet e duhanit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.