Kur shpërthimi i mpox (i njohur më herët si lija e majmunit) arriti në Shtetet e Bashkuara në vitin 2022, ishte në dispozicion një vaksinë e quajtur Jynneos, për të mbrojtur grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë burrat homoseksual dhe biseksual.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, shpërthimi i mpox në vitin 2022 ka infektuar mbi 32,000 njerëz dhe la 58 viktima, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit e Rutgers University intervistuan 144 të rritur LGBTQ+ që jetonin në Nju Jork dhe Nju Jersey për të kuptuar nëse kishin marrë vaksinën Jynneos.
Kristen Krause, profesore e shëndetit publik në Rutgers, tha se njerëzit që janë të lidhur me kujdesin shëndetësor kanë akses më të lehtë në vaksina.
Vaksina Jynneos nuk është specifikisht e zhvilluar për të parandaluar mpox, por për të luftuar një virus të ngjashëm, të njohur si variolla (smallpox). Megjithatë, ajo tregohet efektive kundër mpox.
Në vitin 2022, gjatë shpërthimeve në Evropë dhe Amerikën e Veriut, furnizimet me vaksinën Jynneos ishin të kufizuara.
Një studim nga CDC tregoi se ata që nuk ishin të vaksinuar kishin 14 herë më shumë gjasa të infektoheshin nga mpox në krahasim me ata që kishin marrë vaksinën. /Gazeta Shneta/




