Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

19 vjet burgim dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e djalit

Lajme 17/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata penale e Bazelit ka dënuar një 60-vjeçar kosovar për vrasje. Ai kishte therur për vdekje nusen e të birit, në Pratteln BL në vitin 2020.

Krimi ndodhi në mesin e qershorit 2020, kur personi 60 vjeçar sulmoi nusen e të birit, atëherë 24-vjeçare në banesën e tij dhe e goditi me thikë, transmeton albinfo.ch. E reja si pasojë e sulmit brutal ka humbur jetën.

Prokuroria në aktakuzë ka pretenduar se krimi u karakterizua nga “motive veçanërisht të dënueshme” dhe nga një “pakrupullsi e veçantë”. Vrasjes i kanë paraprirë mosmarrëveshjet me nusen, e cila ishte martuar me djalin e të pandehurit në korrik të vitit 2015 në Kosovë në një dasmë të dyfishtë me vëllain e tij.

Disa muaj më vonë ajo u transferua në Zvicër, gjegjësisht në Pratteln dhe lindi një djalë në tetor 2016, shrkuan srf.ch. Martesa është ndjekur nga vështirësi, sipas prokurorit publik. Në familje kishte debate të përsëritura dhe dhunë. Vjehrri i të vrarës kishte një ndikim të fortë tek çifti.

I pandehuri deklaroi në gjykim se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ai tha në gjykatë se ajo që ka bërë ishte mbrojtje dhe se ai nuk ka kryer vrasje. Nuk kishte pasur qëllim për ta vrarë, është shprehur ai. “Unë duhet të kisha vdekur në vend të saj”, tha i pandehuri. Ai nuk e di pse dhe si ndodhi e gjithë kjo dhe i vjen keq për aktin, raporton Albinfo.ch.

Dënim më i lartë dhe dëbim nga vendi

Prokuroria publike ka kërkuar dënimin me 17 vjet burg. Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i lartë se kërkesa e prokurorisë publike.

Përveç dënimit me burg, 60-vjeçari ka marrë edhe një vendim për dëbim nga vendi për një periudhë 15-vjeçare.

Artikulli paraprak5 Mënyra për të forcuar shëndetin e zorrëve të fëmijës tuaj
Artikulli i rradhës Çfarë të bëni nëse fëmija juaj vjell pa pushim

Ju sugjerojmë

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.