Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundja misterioze në Republikën Demokratike të Kongos është malarja, thonë autoritetet lokale

Lajme 20/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërsa zyrtarët lokalë të shëndetësisë thanë se shkaku është malaria e rëndë, OBSH-ja deklaroi se testimet ende po vazhdojnë për të konfirmuar shkakun e shpërthimit.

Një sëmundje misterioze që ka marrë jetën e dhjetëra njerëzve në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) gjatë javëve të fundit është identifikuar si malarja e rëndë, sipas autoriteteve lokale të shëndetësisë, raporton Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët në këtë shtet të Afrikës Qendrore raportuan se qindra njerëz – kryesisht fëmijë nën moshën pesë vjeç – ishin sëmurë me një sëmundje të panjohur me simptoma të ngjashme me gripin në provincën jugperëndimore të Kwangos.

Kjo bëri që punonjësit e shëndetësisë të shkonin në zonën e largët për të mbledhur mostra dhe për të ndihmuar në kujdesin ndaj pacientëve.

“Misteri më në fund është zgjidhur,” tha Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë të siguruar nga burimi Reuters. “Është një rast i malaries së rëndë në formën e një sëmundjeje të frymëmarrjes”.

Ministria raportoi 592 raste që nga muaji tetor, me një normë vdekshmërie prej 6.2 për qind, shumë më e ulët se ajo e raportuar më parë.

OBSH-ja: Testimet laboratorike po vazhdojnë

Simptomat e sëmundjes misterioze përfshinin ethe, dhimbje koke, kollë, rrjedhje të hundëve, lodhje dhe dhimbje trupi. Të gjithë pacientët që ishin në gjendje të rëndë kishin gjithashtu kequshqyerje të rëndë.

Malarja është e zakonshme në Republikën Demokratike të Kongos, ku në vitin 2021 u regjistruan mbi 30.5 milionë raste dhe gati 79,000 vdekje.

Një zëdhënës i OBSH-së i tha Euronews Health se organizata ende po pret rezultatet e mostrave të dërguara në laboratorin kombëtar në Kinshasa, rreth 700 kilometra larg nga zona e shpërthimit.

“Testimet laboratorike po vazhdojnë,” tha zëdhënësi. “Disa mostra mbërritën këtë fundjavë në Kinshasa dhe të tjera janë ende në rrugë”.

Identifikimi ka qenë i ngadalshëm për shkak të distancës së madhe që duhet përshkuar për të arritur në provincën Kwango, ku duhen dy ditë me rrugë tokësore, dhe për shkak të sezonit të shirave që ka ngadalësuar rrugët e punonjësve të shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikon apnea e gjumit në trurin tuaj
Artikulli i rradhës 1 në 5 të rritur me COVID të zgjatur përballen me vështirësi në aktivitetet e përditshme

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.