Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtohen rastet e gripit, IKSHPK: Vaksinohuni

Lajme 20/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja javore e gripit sezonal, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tërheq vëmendjen për rritje të numrit të rasteve të raportuara të Gripit, krahasuar me javët paraprake. Megjithatë, numri i rasteve është i nivelit të krahasueshëm me sezonën paraprake.

“Që nga fillimi i sezonës së gripit-fillimi i muajit tetor e deri më tani, përmes Laboratorit të Mikrobilogjisë në IKSHPK, janë konfirmuar 52 raste të Gripit, disa prej të cilave për shkak të ashpërsisë, janë shtrirë për mjekim në spital. Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.

Me qëllim të parandalimit të rasteve të reja dhe komplikimeve të rënda shëndetësore që mund të vijnë nga Gripi, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit në njësitë e vaksinimit (QKMF/QMF) në komunën ku jetojnë.

Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit.

IKSHPK rikujton se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me IKSHPK, në fillim të sezonës së gripit 2024/2025, ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Nga 30 shtatori deri me 30 nëntor janë administruar 61,467 doza për grupet e rrezikuara; grupmoshat mbi 65 vjeç; personat me sëmundje kronike; profesionistët shëndetësor; gratë shtatëzëna dhe fëmijët 0-5 vjeç.

Vaksina rekomandohet edhe për grupe të tjera të popullatës, pa dallim moshe.

Gjithashtu, qytetarëve u bëhet thirrje që t’i zbatojnë edhe masat e tjera parandaluese kundër Virusit të gripit sezonal dhe kontroll të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

 

 

Artikulli paraprakTë bëni 5000 hapa në ditë mund të ndihmojë në luftimin e depresionit
Artikulli i rradhës Pijet artificiale dhe të ëmbla me sheqer janë të lidhura me sëmundjen e re kronike të veshkave

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.