Në lidhje me raportimet për vdekjen e një fëmije rreth 1 vjeç, bazuar në informacionet e siguruara nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë dhe Klinika Infektive në QKUK, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar përmes një postimi.
Sipas tyre, fëmija, i moshës rreth 1 vjeç, është sjellë nga prindërit në Spitalin e Gjakovës rreth orës 21:00, në gjendje shumë të rënduar shëndetësore. Pas marrjes së masave të nevojshme nga ekipi kujdestar dhe duke parë gjendjen e rënduar të fëmijës, pas vendosjes së terapisë, ai është nisur emergjentisht në QKUK për trajtim të mëtejshëm, përcjell Gazeta Shneta.
Në Klinikën Infektive, fëmija ka mbërritur rreth orës 22:50, me diagnozë sepsis meningococica, një infeksion i rëndë që kishte përfshirë gjithë sipërfaqen trupore. Pas ofrimit të kujdesit të nevojshëm mjekësor dhe vendosjes së oksigjeno-terapisë, gjendja e fëmiut ka vazhduar të rëndohet, duke çuar në vdekjen e tij rreth orës 23:40, pavarësisht masave reanimatore dhe kujdesit të vazhdueshëm mjekësor.
Fëmija ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm si në Spitalin e Gjakovës, ashtu edhe në QKUK, por për shkak të gjendjes së rënduar, nuk ka mundur të mbijetojë./ Gazeta Shneta/




