Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Festa më të shtrenjta: Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fundvit

Lajme 25/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çmimet e ushqimeve në botë po rriten këtë fund-vit. Matjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregojnë se në nëntor, indeksi shtrenjtësisë u rrit në 127.5 pikë. Në raport me tetorin ky tregues është zgjeruar me 0.9 pikë.

Ndikimin më të madh në zgjerimin e indeksit në nivelin më të lartë në 19 muaj e ka dhënë shtrenjtimi i vajrave bimore. Po sa rrezik ka që këto efekte të përcillen edhe në Shqipëri në prag të festave të fund-vitit? “Rritja e këtij produkti është nxitur nga shqetësimet për rendiment më të ulët se që pritej të vajit të palmës për shkak të reshjeve të shumta në Azinë Juglindore. Nuk duhet të shqetësohemi. Tregtarët kanë gjetur tregje të reja. Madje në dijeninë time një anije është duke ardhur”, tha Theodhor Kristuli, Unioni Agroushqimor Shqiptar.

Bashkë me vajrat, edhe qumështi dhe nën-produktet e tij po vijojnë të jenë të shtrenjta në botë. Sipas matjeve të FAO, indeksi i çmimeve te kjo kategori produktesh muajin e shkuar u rrit në 139.9 pikë nga 139 pikë në tetor. Kjo pritet të reflektohet shpejt edhe në tregjet e vendit për shkak të varësisë së lartë nga importi për këto kategori produktesh.

“Fermeri nuk mund të prodhojë për patriotizëm. Kur kostot e prodhimit janë të larta, rrjedhimisht nuk ka leverdi. Serbia nga ku ne importojmë i ka rritur çmimet e qumështit dhe nën-produkteve të tij e rrjedhimisht te ne do vijë më shtrenjtë”, tha Kristuli.

Ndonëse në rritje me fillim-vitin, çmimet e mishit dhe nënprodukteve të tij u zbutën lehtë në nëntor. Indeksi i çmimeve te kjo kategori produktesh muajin e shkuar ra në 118.1 pikë nga 119.1 pikë në tetor. Për njohr njohës të tregtisë së jashtme, në prag të fundvitit qeveria duhet të ndërhyjë duke ulur tatimin mbi vlerën e shtuar në import me qëllim parandalimin e shtrenjtimit të çmimeve në vend.

“Qeveria ka arkëtuar shumë para nga TVSh në import. Nuk ka kuptim që arka e shtetit të mbushet kaq shumë e qytetarët të mbajnë barrën. Duhet disi lehtësi”, tha Theodhor Kristuli, Unioni Agroushqimor Shqiptar.

Sipas vlerësimeve Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, çmimet pritet të rriten edhe gjatë vitit të ardhshëm duke rrezikuar rikthimin e valës së inflacionit në botë. (A2 Televizion)

 

Artikulli paraprakU plagos në këmbë, por nuk e sqaroi ngjarjen, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër
Artikulli i rradhës Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, sekuestrohen automjeti dhe mallrat

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.