Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku Ilir Alimehmeti: Lija e majmunëve nuk përbën alarm për Kosovën

Lajme 30/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas konfirmimit të rastit të parë të lisë së majmunëve në Kosovë, mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë sqarime mbi natyrën e këtij virusi dhe rreziqet që mund të paraqesë.

Në një intervistë në Klan Kosova, Alimehmeti tha se lija e majmunëve është më e përhapur në zonat e Afrikës dhe zakonisht infekton udhëtarët.

“Ky nuk është një virus që kalon lehtë nga njeriu tek njeriu. Në Evropë nuk ka pasur ndonjë vdekje nga lija e majmunëve, dhe nuk duket se do të jetë një alarm për Evropën, Kosovën apo Shqipërinë”, tha ai.

Alimehmeti theksoi se virusi i lisë së majmunëve i përket së njëjtës familje si lia e ujit, e cila është zhdukur falë vaksinimit masiv.

“Vaksina kundër lisë së ujit, që shumë prej nesh e kemi marrë, ndihmon edhe në mbrojtjen ndaj lisë së majmunëve”, u shprehu mjeku.

Ai përmendi se ekzistojnë vaksina specifike për këtë sëmundje, të cilat rekomandohen për njerëzit që udhëtojnë në zona me rrezik të lartë ose që kanë kontakt me të infektuarit, njofton Klankosova.tv.

“Normalisht, duhet pasur kujdes, por nuk besoj se do të ketë pasoja të mëdha”.

Do të ishte një situatë krejt ndryshe nëse rasti do të ishte një person pa histori udhëtimi”, shtoi Dr. Alimehmeti.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Drejtori i OBSH-së bën thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj spitaleve në Gazë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.