Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës prezanton teknologji të reja për kujdesin dentar

Lajme 30/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës (QKSUK) ka përfshirë dy shërbime të reja të avancuara, duke modernizuar ndjeshëm shërbimet e saj për pacientët.

Kështu ka njoftuar, ministri i shëndetësisë, Arben Vitia në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe fotografi nga vizita në QKSUK dhe aparaturart e reja, transmeton Gazeta Shneta.

QKSUK tashmë ka teknologjinë e CAD/CAM sistemit: Kjo teknologji e avancuar lejon marrjen e masës digjitale, dizajnimin përmes softuerëve dhe prodhimin final përmes CAM sistemit. Ky proces rrit ndjeshëm efektivitetin, precizitetin dhe cilësinë e trajtimeve protetike.

Dhe PRF – Aplikimi i fibrinës së pasur me trombocite: Shërbimi i ri përdoret për të plotësuar defektet kockore dhe për të ndihmuar në regjenerimin e indeve kockore. Ky trajtim inovativ është veçanërisht i dobishëm në fushën e Paradontologjisë.

“Brenda dy viteve QKSU të Kosovës është furnizuar me 52 karriga stomatologjike të cilësisë së lartë dhe investime tjera që rrisin efikasitetin dhe cilësinë së e shërbimeve për qytetarët tanë”, u shpreh Vitia. /Gazeta Shneta/
Postimi i plotë:
🦷Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës tashmë me:
🔹 Teknologjinë e CAD/CAM sistemit
🔹 PRF- Aplikimin fibrinës se pasur me trombocite
👉🏻Kjo teknologji e avansuar mundëson: marrjen e masës digjitale, dizajnimin e punimeve përmes dizajnimit softwerik dhe prodhimit të produktit final përmës CAM sistemit. Ky digjitalizim rritë efektivitetin, precizitetin dhe cilësine.
➡️ Poashtu shërbimi i ri PRF – aplikimi fibrinës se pasur me trombocite që ka për qëllim plotësimin e defekteve kockore me qëllim të regjenerimit kockor.
🏥 Në QKSUK brenda dy viteve kemi funksionalizuar 6 shërbime të reja:
🔸 Sedacioni inhalator me N2O/02 në Klinikën e Stomatologjisë së Fëmijëve
🔸 Terapia fikse në Klinikën e Ortopedisë së Nofullave
🔸 Trajtimi për zgjerimin rapid të nofullës së sipërme me ekspanderë fiks – Hirax
🔸 Terapia me implante dentare në Klinikën e Kirurgjisë Orale.
🔸 Teknologjia e CAD/CAM sistemit në Klinikën e Protetikës Stomatologjike dhe Laboratorit Dentar
🔸 PRF- Aplikimi fibrinës se pasur me trombocite, Klinika e Paradontologjisë
✅ Brenda dy viteve QKSU të Kosovës është furnizuar me 52 karriga stomatologjike të cilësisë së lartë dhe investime tjera që rrisin efikasitetin dhe cilësinë së
e shërbimeve për qytetarët tanë.

Artikulli paraprakCOVID-19 nuk e përkeqëson sklerozën e shumëfishtë, thotë studimi
Artikulli i rradhës Sot moti me diell

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.