Mëngjesin e sotëm, disa dhurata festive u shpërndanë për vogëlushët që po marrin trajtim në departamentet e Pediatrisë dhe Neonatologjisë.
Qëllimi i kësaj nisme ishte të ofronte pak ngrohtësi dhe buzëqeshje për fëmijët, duke i mbushur ata me gëzim dhe dashuri.
Ministria e Shëndetësisë, përmes këtij veprimi, uroi shëndet, gëzim dhe një fëmijëri të lumtur për më të dashurit tanë, fëmijët, të cilët meritonin më shumë kujdes dhe vëmendje.
Në këtë rast, u shpreh mirënjohje për stafin shëndetësor, i cili me përkushtimin dhe angazhimin e tyre të përditshëm, mundëson që fëmijët të kenë një përkujdesje sa më të mirë dhe të ndihen të mbrojtur.
“Mëngjesin e nisëm me vogëlushët në Pediatri dhe Neonatologji me dhurata festive për pak ngrohtësi e buzëqeshje për më të dashurit tanë. Me këtë rast, ju urova shëndet, gëzim e fëmijëri të lumtur, të mbushur plotë dashuri!Falenderoj stafin shëndetësor që me përkujdesjen e tyre të palodhur, çdo ditë e bëjnë më të lehtë dhe më të lumtur për këta fëmijë”, ka shkruar Vitia. /Gazeta Shneta/







