Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni kundër gripit sezonal

Lajme 07/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi javët e fundit është raportuar një rritje e rasteve të gripit, karakteristikë për këtë sezon.

Sipas IKSHPK-së, gripi sezonal është një sëmundje infektive që mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te grupet më të rrezikuara, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Vaksina kundër gripit mbetet masa më efikase për të parandaluar infektimin dhe përhapjen e virusit.

Postimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javët e fundit është shënuar një intensitet më i rritur i rasteve të raportuara, karakteristikë për këtë sezon të gripit.

Kjo ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.

Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te jë numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluesekundër gripit me theks të veçantë grupeve me prioritet si:

• Punëtorët shëndetësor;
• Gratë shtatzëna;
• Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar;
• Personat mbi 65 vjeç; dhe
• Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon të gripit 85 000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksiohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare.

Në të njëjtën kohë, IKSHPK u bën thirrje qytetarëvë që të zbatojnë edhe masa të tjera parandaluese si:

• Mbajtjen e higjienës personale;
• Evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë;
• Redukimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);
• Evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;
• Ushqimin e shëndetshëm me shumë vitamina;
• Aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm;
• Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi .
• Konsultimi me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, të cilat duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e virusit të gripit, ndërsa efekti i saj fillon 1 deri 2 javë pas marrjes, ndërsa mbrojtja vazhdon rreth një vit pas vaksinimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPesë të vdekur pasi stuhia e madhe e dimrit përfshin SHBA-në
Artikulli i rradhës Sulmi në tru edhe te rinia, 1 mijë e 500 raste vjet

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.