Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mosfunksionimi i qendrave mjekësore gjatë festave, ankohen qytetarët – duan mjekët në vendin e punës

Lajme 07/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendrat e Mjekësisë Familjare në lagje të ndryshme të Prishtinës kanë mbetur të mbyllura gjatë festës së Pashkëve Ortodokse, duke shkaktuar shqetësime të mëdha për banorët.

Sipas banorëve, Komuna e Prishtinës duhet të sigurojë që shërbimet mjekësore të jenë në dispozicion gjatë gjithë periudhës festive, duke pasur parasysh numrin e madh të qytetarëve dhe kërkesat për kujdes shëndetësor.

Ismail Muqiqi, një qytetar i Prishtinës, shprehu shqetësimin e tij për mbylljen e qendrave të shëndetësisë, duke theksuar se qyteti ka shumë banorë dhe kërkesat për shërbime mjekësore janë të mëdha, raporton EO.

“Prishtina është kryeqyteti i Kosovës ka shumë banor dhe ka shumë nevojë sepse qytetarët kërkojnë shërbime mjekësore në të gjitha qendrat që duhet të punojnë. Nuk ka festë vikend e të diela, por të gjitha qendrat duhet me qenë mobile se askush nuk mund të parashikojë se çka do të ndodh sesa pacient do të kenë nevojën për ndihmën e mjekut, apo ka ndonjë tragjedi ndeshje në komunikacion”, ka deklaruar Muqiqi për Ekonomia Online.

Ai kërkoi nga autoritetet të rrisin ndërgjegjësimin dhe të sigurojnë që shërbimet shëndetësore të jenë në dispozicion për të gjithë qytetarët, pa ndërprerje gjatë festave dhe fundjavave.

“Mjekët duhet të jenë gjithmonë në vendin e punës dhe kemi mjek e shërbime.  Ndikon, negativisht pacienti vjen ka nevojë të marrë shërbime me marrë barna e të bëjë kontrolle, kur vjen ai nuk e gjen mjekun e pret, pastaj zhgënjehet është edhe sëmurë dhe më tepër i keqësohet gjendja. Kjo janë probleme të përditshme të jetë, ka ndodhur raste të familjes, na ka kapur burokraci e luks nuk jemi në nivel të punës, as mjeku, intelektuali, punëtori i arsimit kemi nevojë të vetëdijesohemi. Ne kemi faj pastaj kanë faj institucionet e ligji dhe ndërgjegjja e njeriut”, shtoi ai.

Një tjetër qytetar, Nazmi Uka, e ndau përvojën e tij personale.

Ai tregoi se kishte pritur gati një orë për të marrë shërbime, dhe ishte detyruar të blinte vetë medikamentet, pasi shumë qendra shëndetësore ishin të mbyllura.

“Dje e kam marrë te pazari, atje është mbyll, sot është dashur me prit gati një orë, plus asaj duhet të gjitha me i ble vet barnat. Sot e mora këtu sepse në vende të tjera nuk punuar. Më është dashur të pres gati një orë është shumë. Më së pari mjekësia familjare ne kurrë nuk po mundemi me gjet mjekun tonë aty, edhe pse duhet ta kemi një mjek i cili është personal por këta po ndërrohet çdo muaj”, ka thënë Uka.

Megjithatë, Bajram Arifi theksoi për EO se trajtimi i tij ishte i kënaqshëm, edhe pse kishte hasur vështirësi për të gjetur mjekun gjatë festave.

“Trajtimi është shumë mirë, me ambulantë janë më Matiqan, që nuk punojnë për festë nuk kemi çka me bë, jam ardhur të marrë disa barna por nuk po punonin. Mua më presin mirë dhe nuk kam pasur probleme”, ka theksuar Arifi.

 

Artikulli paraprakSulmi në tru edhe te rinia, 1 mijë e 500 raste vjet
Artikulli i rradhës Gjinekologjinë e vërshojnë kërkesat për IVF-në

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.