Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologjinë e vërshojnë kërkesat për IVF-në

Lajme 07/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë në shëndetësinë publike të Kosovës, ka filluar Shërbimi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Një mundësi kjo e mirë për çiftet që përballen me infertilitet, duke përdorur teknologji moderne dhe shërbime të standardizuara.

Derisa ky shërbim në institucionet private kushton deri në 3000 euro, në Klinikën e Gjinekologjisë do të ofrohet falas dy herët e para. Ndërsa pas kësaj, çmimi për procedurë do të jetë rreth 670 euro.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, ka thënë për Indeksonlinen se interesimi për IVF-në në klinikën që ai udhëheq është tejet i madh.

“Interesimi për IVF në klinikën tonë është i madh”, ka thënë Ndrejaj.

Ndërsa ka pohuar se tashmë kanë filluar me klasifikimin e pacientëve dhe formimit të listës, për të vazhduar pastaj me përocedura të tjera, shkruan Indeksonline.

“Po ne kemi filluar me këtë shërbim. Kemi filluar me mbledhjen e pacientëve. IVF është proces i gjatë, fillohet me kontrollet dhe klasifikimin e pacientëve. Formohet lista e ngushtë, pastaj fillohet me faza të tjera. Ne jemi në fazën e parë të formimit të listes”, tha Ndrejaj.

Ndryshe Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) kanë investuar 1.9 milionë euro për pajisje mjekësore të nevojshme për këtë shërbim, si edhe renovimin e plotë të repartit dhe përmirësimin e kushteve për pacientët.

Për këtë shërbim të ri, janë siguruar pajisje të avancuara për laboratorin e embriologjisë, dy aparate ultrazë të reja, si edhe një Histeroskop/Laparoskop i kombinuar për procedura më të sakta dhe efikase.

Artikulli paraprakMosfunksionimi i qendrave mjekësore gjatë festave, ankohen qytetarët – duan mjekët në vendin e punës
Artikulli i rradhës Regjistrohen rastet e para të gripit të shpendëve në Vlorë

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.