Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi drejtues i ShSKUK-së miraton planin strategjik 2025-2027 dhe planin vjetor 2025

Lajme 15/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në mbledhjen e 65-të, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) ka miratuar planin strategjik 2025-2027 dhe planin vjetor për Njësinë e Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së për vitin 2025.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Bordit Drejtues, Dren Boshnjaku, duke ia kaluar fjalën Besnik Zejnullahut, ushtrues detyre i drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së.

Zejnullahu prezantoi strategjinë dhe planin e auditimit për vitin 2025, ku përfshihen njësitë dhe sektorët që planifikohen të auditohen, si dhe auditime specifike që mund të kryhen me kërkesë, transmeton Gazeta Shneta.

Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, raportoi për punët dhe aktivitetet e realizuara deri më tani dhe ato që janë në proces të realizimit, duke informuar për zhvillimet e fundit në institucion.

Pas mbledhjes, anëtarët e Bordit Drejtues vizituan Klinikën e Biokimisë dhe Shërbimin Klinik të Mikrobiologjisë. Gjatë vizitës, drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli, dhe drejtoresha e Shërbimit Klinik të Mikrobiologjisë, Greta Lila, ofruan një pasqyrë të detajuar mbi aktivitetet në këto njësi. Ata theksuan arritjet e deritanishme, sfidat e hasura dhe planet për përmirësimin dhe zhvillimin e shërbimeve për pacientët.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e 65-të, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ( ShSKUK), ka miratuar Planin Strategjik 2025-2027 dhe Planin vjetor 2025, për Njësinë e Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së.

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Bordit Drejtues, Dren Boshnjaku, i cili fjalën e kaloi tek Besnik Zejnullahu, u.d. drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm- ShSKUK, për të prezantuar strategjinë, por edhe planin e auditimit për vitin 2025, përfshirë njësitë dhe sektorët që planifikohen të auditohen, por edhe auditimet specifike, me kërkesë.

Në këtë mbledhje, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, raportoi për punët dhe aktivitetet që janë realizuar dhe që janë në procedurë të realizimit në ShSKUK.

Pas mbledhjes, anëtarët e Bordit Drejtues- ShSKUK, vizituan Klinikën e Biokimisë dhe Shërbimin Klinik të Mikrobiologjisë.

Gjatë vizitës, drejtori i Klinikës së Biokimisë, Shemsi Veseli dhe drejtoresha e Shërbimit Klinik të Mikrobiologjisë, Greta Lila, shpjeguan punën që bëhet në këto dy njësi, treguan arritjet, sfidat, planet dhe kërkesat që kanë për zhvillim të mëtejmë të shërbimeve për pacientë.

Artikulli paraprakGjermania nuk ka më raste të sëmundjes Afta Epizootike
Artikulli i rradhës Sa serioz është gripi i shpendëve?

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.