Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konfirmohet rasti i gjashtë me mpox në Angli

Lajme 21/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një rast i ri i variantit Clade Ib të mpox është zbuluar në Angli, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar.

Rasti është identifikuar në East Sussex dhe personi aktualisht po merr kujdes të specializuar në spitalin Guy’s and St Thomas’ NHS Foundation Trust.Pacienti ishte kthyer së fundmi nga Uganda, ku aktualisht ka transmetim komunitar të variantit Clade Ib të mpox, i njohur gjithashtu si lisë majmuni shkruan Skynews përcjell Gazeta Shneta.

Varianti Clade Ib është një formë e re e virusit, e cila u shpall emergjencë globale shëndetësore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në gusht. Mpox, përfshirë edhe variantin Clade Ib, zakonisht përhapet përmes kontaktit të ngushtë fizik, kontaktit me kafshë të infektuara ose transmetimit seksual.

Simptomat e zakonshme të mpox përfshijnë një skuqje të lëkurës ose lezione të mbushura me qelb, të cilat mund të zgjasin nga dy deri në katër javë. Sëmundja gjithashtu mund të shkaktojë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, lodhje dhe zmadhim të nyjeve limfatike.

Megjithatë, OBSH ka paralajmëruar se në disa persona sëmundja mund të jetë e rëndë, të çojë në komplikime ose edhe në vdekje. Të sapolindurit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me dobësi imunitare, si ata me HIV të avancuar, mund të jenë në rrezik më të lartë për forma më të rënda të sëmundjes dhe vdekje.

Varianti Clade Ib i mpox u zbulua vitin e kaluar dhe u gjurmua deri në një qytet minerar në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

Nga janari 2022 deri në nëntor 2024, 263 vdekje të konfirmuara nga laboratori të shkaktuara nga mpox u regjistruan nga OBSH në 82 shtete, të cilat së bashku kanë pasur më shumë se 117,000 raste.

Pothuajse 17,500 raste janë identifikuar në 25 shtete afrikanë, kryesisht në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), ku janë regjistruar 9,513 raste që nga fillimi i vitit të kaluar dhe 87 vdekje.

Artikulli paraprakAnesteziologu që e vizitoi Rugovën vetëm pak orë para se ai të ndërronte jetë
Artikulli i rradhës Gjendet pa shenja jete një person në Fushë Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.