Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anesteziologu që e vizitoi Rugovën vetëm pak orë para se ai të ndërronte jetë

Lajme 21/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

RIPOSTIM nga data 21.01.2020: Anesteziologu Dr. Shaqir Uka e kishte vizituar presidentin Ibrahim Rugova vetëm pak orë para se të ndërronte jetë. Në një bisedë për Gazetën Shneta, ai ka treguar se në çfarë gjendje ishte i ndjeri

Në orët e paradites së 21 janarit të vitit 2006, një ekip i zyrtarëve të presidencës kishte zbarkuar në QKUK ku kërkonin ndihmën e një anesteziologu për ta vizituar presidentin Ibrahim Rugova i cili dergjej nga sëmundja e kancerit të mushkërive. Presidenca kërkonte nga QKUK që të dërgonte një specialist të anesteziologjisë për ta vlerësuar gjendjen e Rugovës.

Për ta bërë këtë kishte shkuar Dr. Shaqir Uka, i cili atë ditë ishte kujdestar. Uka sot mban pozitën e shefit të Intensivës në QKUK. Në një bisedë për Gazetën Shneta ai ka treguar për këtë vizitë dhe gjendjen në të cilën e kishte gjetur presidentin, tash e 14 vjet i ndjerë.

“Në orët e paradites nga zyra e Presidentit kanë ardh një ekip e zyrtarëve dhe kërkuan nga ne me urgjencë me vizitu presidentin sepse ishte në gjendje të rëndë. Ata kërkuan nga ne që të dërgojmë dikend prej anesteziologëve për të parë mundësitë nëse mund ta ndihmojmë. Shkova unë dhe një infermiere”.

“Në kohën kur mbërrita unë, ai ka qenë pa vetëdije, nuk ka pasur reagime, ka pas një frymëmarrje të veten të shpejtuar për shkak të sëmundjes. Nuk ka pas asnjë reagim tjetër”, ka treguar Uka.

Ai kishte bërë monitorimin e parametrave vital dhe kishte vërejtur se kishte edhe çrregullime të ritmit të zemrës për shkak të sëmundjes së rëndë. “Aty kam takuar edhe dy mjek të tjerë, njëri prej tyre kardiolog dhe tjetri mjek personal i presidentit. Pas ekzaminimit biseduam për gjendjen e tij dhe na treguan se pritej të vinin edhe disa mjekë amerikanë. Ne vendosëm që t’i presim sepse ata ishin mjekë që e kishin trajtuar presidentin që nga diagnostikimi i sëmundjes”, ka thënë ai.

Presidenti Ibrahim Rugova në kohën kur trajtohej nga sëmundja e kancerit.

Pas mjekët amerikanë kishin mbërritur dhe kishin vlerësuar gjendjen e presidentit me të gjitha parametrat, kishin konstatuar së bashku me mjekët kosovarë se nuk mund të bëhej asgjë më shumë nga ana e ansteziologjisë apo specialistëve tjerë që ishin aty.

Rugova nuk kishte qenë i intubuar dhe familja nuk kishte kërkuar që ai të dërgohej në Qendrën Klinike Universitare. “Rugova ka qenë pa vetëdije gjatë gjithë kohës sa kam qëndruar unë. Sëmundja e rëndë e kishte bërë të vetën. Unë më pas kërkova që të lirohem sepse duhej të kthehesha në punë dhe rreth dy orë më vonë në media doli lajmi se presidenti kishte ndërruar jetë”, ka treguar Uka.

Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar 2006. Ai kishte njoftuar qytetarët se vuante nga sëmundja e kancerit në mushkëri disa muaj më parë. “Mjekët kanë gjetur se vuaj nga kanceri i lokalizuar në mushkëri, prandaj më kanë caktuar një terapi intensive shëruese. Gjithashtu mjekët kanë konstatuar se tani gjendja ime shëndetësore është duke u përmirësuar dhe janë optimistë për shërimin tim të shpejtë”, kishte deklaruar Rugova.

I ndjeri ishte trajtuar fillimisht në kampin Bondsteel, e më pastaj në bazën ushtarake amerikane në Landstuhl të Gjermanisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMot i vranët sot, priten reshje të përziera shiu e bore
Artikulli i rradhës Konfirmohet rasti i gjashtë me mpox në Angli

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.