Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i pacientëve për shkak të gripit sezonal

Lajme 22/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i vizitave në Qendrën e Mjekësisë Familjare po rritet.

Shërbime mjekësore po kërkojnë për shkak të gripit sezonal.

“Kohëve të fundit kemi pasur një numër të shtuar të pacientëve të cilët kanë pasur simptoma të përafërta – kollitje, temperaturë, shkuarje hundësh, dhimbje fyti, lodhje, plogështi, lodhje muskujsh që kanë të bëjnë me virozat, me atë që e quajmë grip dhe infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore”, ka thënë Rushit Ismajli, specialist i mjekësisë familjare në QKMF e Prishtinës.

Megjithatë Ismajli ka një thirrje për pacientët.

“Të mos kërkojnë infuzione, të mos kërkojnë injeksione. Është një situatë e cila kalon shpejt edhe një terapi e zakonshme i bën që të ndjehen fare mirë. Me çaj, ujë, supë, me fruta të pastruara mirë i ndihmon që të krijoni imunitetin e vet që ta mundin këtë virus”, thotë ai.

E për parandalimin e virozëve gjatë sezonit të dimrit, mijëra njerëz janë vaksinuar.

“Janë diku rreth 65 mijë qytetarë të cilët e kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal, ka ende vaksina për zgjedhje dhe ajo që qytetarët duhet ta kenë parasysh se vaksina merret si mjet parandalues, jo për ta mjekuar gripin”, ka thënë Faik Hoti nga IKSHPK.

IKSHPK, poashtu rekomandon qytetarët të reduktojnë daljet në vendet me ajër të ndotur, sidomos personat me sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratore, fëmijët dhe shtatzënat./teve1/

Artikulli paraprakClarke: Ka diçka të pazakontë në raportet e autopsisë, disa gjurmë të lëndimeve me armë janë të palogjikshme
Artikulli i rradhës Trump i jep fund presionit për të ulur kostot e barnave me recetë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.