Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Drejtori i Neonatologjisë: Virusi RSV po rrezikon jetën e foshnjave, trajtimi me antitrupa monoklonal mungon në Kosovë

Lajme 23/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Virusi respirator sincicial (RSV), një shqetësim i madh për fëmijët deri në moshën dy vjeçare, po paraqet sfida serioze edhe në Kosovë. Vitin e fundit, 60 foshnja kanë ndërruar jetë në vendin tonë. Drejtori i Neonatologjisë, Luan Morina, theksoi në një intervistë se ky virus prek rrugët e frymëmarrjes dhe shpesh haset në Klinikën e Neonatologjisë.

“RSV është një virus shqetësues, për mos të thënë i rrezikshëm. Më të prekurit janë fëmijët me anomali të zemrës, ata që kanë lindur para kohe, si dhe ata me probleme të tjera shëndetësore,” u shpreh Morina.

Sa i përket trajtimit të këtij virusi, Morina tha se Klinika e Neonatologjisë aktualisht nuk ka barna specifike për trajtimin e RSV-së.

“Ne ofrojmë vetëm terapi simptomatike, si lehtësimi i simptomave apo terapia inhalatore, por nuk kemi një trajtim specifik,” theksoi ai.

Në lidhje me përdorimin e antitrupave monoklonal, që janë një nga metodat më efektive për trajtimin e RSV-së, Morina tha se kjo qasje trajtimi ende mungon në Kosovë.

“Antitrupat monoklonal janë si ‘ushtarë të gatshëm’ që e luftojnë virusin. Kjo metodë ka nisur të përdoret në Evropë dhe madje edhe në regjionin tonë. Por, fatkeqësisht, tek ne ende nuk ka hyrë si metodë trajtimi. Nuk e di nëse këto antitrupa janë të disponueshëm në tregun tonë,” sqaroi Morina.

Kjo situatë ngre alarmin për nevojën e qasjes në trajtime më të avancuara, duke përfshirë përdorimin e antitrupave monoklonal për trajtimin e fëmijëve të prekur nga RSV në Kosovë. Vitin e fundit, numri i rritjes së vdekshmërisë së foshnjave është rritur.

Artikulli paraprakAmbulancat specialistike në Pejë me mbi 136 mijë vizita specialistike gjatë vitit 2024
Artikulli i rradhës 650 pacientë u trajtuan në repartin e Neurologjisë të Spitalit të Gjakovës gjatë vitit 2024

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.