Kandidati për deputet nga radhat e LDK-së, Izet Sadiku është takuar me anëtarët e Klubit “Dëshira”.
Përmes një postimi në Facebook, Sadiku tha se i ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe se do të punojë në mbrojtjen e të drejtave të tyre duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë.
“Kjo organizatë po bën punë të jashtëzakonshme në integrimin në shoqëri dhe institucione të personave me dëmtime intelektuale dhe aftësi të kufizuara mendore”, tha Sadiku, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
Sot kisha kënaqësinë që kafen e mëngjesit ta pijë së bashku me anëtarët e Klubit “Dëshira”.
Dëgjova me shumë vëmendje çdo kërkesë të tyre dhe qëllimi ynë është të punojmë së bashku në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë përjashtim.
Kjo organizatë po bën punë të jashtëzakonshme në integrimin në shoqëri dhe institucione të personave me dëmtime intelektuale dhe aftësi të kufizuara mendore.
Izet Sadiku
Drejtoria e Shëndetësisë




