Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA-ja nis deportimin e emigrantëve, ndërsa Trump premton ‘pasoja të rënda’ për ata që hyjnë ilegalisht

Lajme 24/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka bërë të ditur se dëbimet e emigrantëve kanë filluar.

Përmes një postimi në X, ajo tha se presidenti i ShBA-ve, Donald Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën se nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda.

“Presidenti Trump po dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë për të gjithë botën: nëse hyni ilegalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkroi ajo.

Informacioni i marrë nga Fox News Digital tregon se në 33 orët ndërmjet mesnatës së 21 janarit dhe 9 të mëngjesit të 22 janarit, Operacionet e Zbatimit dhe Largimit të ICE arrestuan më shumë se 460 emigrantë të paligjshëm me histori kriminale të sulmeve seksuale, grabitjeve, vjedhjeve, sulmeve të rënda, drogës dhe shkeljet e armëve, rezistenca ndaj arrestimit dhe dhuna në familje, shkruan NYPost, transmeton Gazeta Shneta.

Agjentët arrestuan shtetas nga një mori vendesh, duke përfshirë Afganistanin, Angolën, Bolivinë, Brazilin, Kolumbinë, Republikën Dominikane, Ekuadorin, El Salvadorin, Guatemalën, Hondurasin, Meksikën, Nikaraguën, Senegalin dhe Venezuelën.

Operacioni për dëbimin masiv nisi vetëm pak ditë pasi presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv për shpalljen e gjendjes së emergjencës në kufirin me Meksikën dhe kërkoi plane konkrete për të luftuar ata që i quajti “emigrantë kriminelë”.

Gjithashtu ka urdhëruar dërgimin e deri në 10 mijë trupave ushtarake për të mbrojtur kufirin jugor nga ajo që e konsideron “një pushtim nga refugjatët”./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë grua në Gjakovë gjendet e vdekur në banesën e saj
Artikulli i rradhës Lemza tek foshnjat nuk është e rastësishme: Shkenca zbulon se iu ndihmon të kontrollojnë frymëmarrjen

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.