Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Izraelitët marrin Onkologjikun, Rama: Bashkë menaxhim pas situatës me mjekët kriminelë

Lajme 24/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Plagët e krijuara në imazhin e Qeverisë nga skandalet e muajve të fundit në menaxhimin e Spitalit Onkologjik, Kryeministri duket se po tenton t’i shërojë duke përfshirë në bashkëadministrim një spital të specializuar izraelit, që do të merret si me burimet njerëzore ashtu edhe me investimet në këtë spital.

“Një partneritet strategjik me një ndër qendrat më të shquara të ekselencës mjekësore në botë, spitalin prestigjioz të Izraelit. Në një farë mënyre, është një bashkë administrim. Na duhet t’i kushtojmë shumë më tepër burimeve njerëzore dhe kjo nuk është thjesht çështje pagash dhe teknologjisë. Do ta bëjmë QSUT në këto 5 vite të ardhshme një qendër ekselence teknologjike”, u shpreh kryeministri, transmeton A2 CNN.

Edi Rama tregoi që përfaqësuesit e Spitalit Izraelit do të qëndrojnë fizikisht në këtë qendër, ndërsa tregoi detaje se si do të funksionojë ky partneritet, që nga trajnimet deri tek ndihma për ndërhyrjw që nuk mund të kryhen nga bluzat e bardha të Onkologjikut.

“Ta themi të tërën, të jetë mundësia e artë për “kopshtin pa drekë” të Onkologjikut, qoftë për vizita pune afatshkurtra në Izrael, qoftë edhe për vizita-qëndrime afatgjata njëvjeçare për mjekë të caktuar që do të përzgjidhen, nga miqtë tanë, jo nga miqtë e miqve tuaj. Në mënyrë të posaçme një angazhim të spitalit Sheba për të trajtuar rastet e rënda për fëmijët, rastet që kërkojnë realisht një ndërhyrje të super specializuar dhe këto ndërhyrje të super specializuara”, tha Rama, raporton A2 CNN.

Të gjithë këtë ndihmë, sipas Ramës, Izraelitët po e japin falas, pa asgjë në këmbim.

“Miqtë nga Izraeli nuk janë këtu për të fituar asgjë, as para, as reputacion. Janë këtu për t’i kthyer mbrapsht popullit shqiptar në fushën e tyre, një borxh moral për çfarë populli shqiptar bëri për hebrenjtë”.

Kryeministri nuk pranon që në spital ka mungesë të medikamenteve për trajtimin e pacientëve, por të keqen e Spitalit e gjen te mjekët tashmë të larguar të cilët po përballen me drejtësinë, përcjell A2 CNN.

“Rikthehemi këtu në këtë auditor pas një takimi të mëparshëm që e zhvilluam si pasojë e një situate dramatike të shkaktuar nga një grup kriminelësh në spitalin onkologjik”.

Rama u referohet mjekëve, të cilët janë nën hetim nga SPAK me akuzën se kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private. I njëjti hetim, zbuloi mosvënien në punë të pajisjes së kobalto-terapisë tek Onkologjiku, e instaluar prej vitit 2021, si edhe lënien e saj në një ambient të papërshtatshëm, duke u bërë burim i rrezikshëm radioaktiviteti për stafin mjekësor dhe pacientët. Po ashtu, nga hetimi u dokumentua kontrabandimi i ilaçeve antitumorale të spitalit dhe tregtimi i tyre në farmaci private.

Artikulli paraprakTrafikimi i drogës nga Shqipëria, Kolumbia, Bullgaria dhe Spanja – kapen 6 ton kokainë e 6 milionë euro
Artikulli i rradhës OKB: SHBA do të largohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 22 janar 2026

Ju sugjerojmë

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.