Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitia: Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë do të mundësoj sistem shëndetësor të qëndrueshëm

Lajme 30/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar sot se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë do të mundësojë krijimin e një sistemi të qëndrueshëm shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur sot një prezantim të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2025-2030. Në këtë ngjarje ka marr pjesë edhe ministri Arben Vitia, i cili ka thënë se me këtë strategji synohet të krijohet një sistem i qëndrueshëm shëndetësor, shkruan Gazeta Shneta.

“Udhëheqja e sektorit që prek cdo ditë jetën e qytetarëve, është një përgjegjësi e madhe për të punuar maksimalisht për të rritur qasjen, cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësroe. Strategjia promovon shërbime të sigurta dhe me qasje të lehtë. Zbatimi i synineve tona të përcaktuara me strategji do të arrijë kalimin e sistemit shëndetësor të qëndrueshëm”, ka deklaruar Vitia.

Ai ka thënë se rol kyq në arritjen e këtyre synimeve do të ketë Kujdesi Parësor Shëndetësor si dhe investimi dhe forcimi i efikasitetit të spitaleve.

“Shëndetësia duhet të jetë prioritet në politikat tona dhe kjo strategji na jep mundësi që së bashku me profesionistët shëndetësorë, t’i koordinojmë aktivitet tona, t’i monitorojmë dhe t’i bëjmë të zbatueshme”, ka deklaruar ministri.

Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së Naim Bardiqi, ka deklaruar se Strategjia Sektoriale është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve dhe partnerëve strategjik.

“Grupi ka analizuar të dhëna të shumta të konfirmuara dhe në këtë proces janë analizuar dokumente kyçe”, ka deklaruar Bardiqi.

Prezantimin e dokumentit e kanë bërë Mentor Sadiku dhe Niman Bardhi nga MSh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakÇarja e buzës dhe qiellzës te fëmijët: Faktorët e rrezikut dhe mosha për ndërhyrje – Flet Dr. Leminot Salihu
Artikulli i rradhës Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan, humb jetën një grua e paralizuar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.