Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka folur për planet e ardhshme rreth programit të Shëndetësisë të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nëse do e fitojnë edhe një mandat të ri në zgjedhjet e reja të shkurtit të 2025-ës.
Vitia, ka prezantuar programin për Shëndetësi me të cilin do garojnë edhe për një mandat të ri në zgjedhjet e reja në vend.
Sipas Vitisë, programi i kësaj partie do të jetë i fokusuar në decentralizimin në tërësi të shërbimeve shëndetësore. Këtu duke përmendur ndërtimin e spitaleve të reja rajonale dhe atyre të nivelit të poliklinikave specialistike stomatologjike.
“Po ashtu do të ndërtojmë rrjetin e laboratorëve publik që mbulojnë të gjitha llojet e analizave me kosto të përballueshme”, thuhet më tutje në deklaratën e ministrit të tanishëm.
Njoftimi i plotë i nga Lëvizja Vetëvendosje:
Në mandatin e ri do të decentralizojmë në tërësi shërbimet shëndetësore. Për këtë do të investojmë në çdo spital rajonal në pajisje, shërbime të reja dhe infrastrukturë. Do të ndërtojmë spitalin e ri në Mitrovicë dhe Ferizaj.
Poliklinikat specialistike do t’i ndërtojmë në Drenas, Sharr, Podujevë, Viti, Rahovec e Leposaviq.
Si dhe do të hapim Poliklinikat specialistike stomatologjike në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj e Podujevë.
Po ashtu do të ndërtojmë rrjetin e laboratorëve publik që mbulojnë të gjitha llojet e analizave me kosto të përballueshme. /Gazeta Shneta/




