Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndalet shërbimi 24-orësh në Qendrën Stroke në QKUK për pacientet më sulm në tru

Lajme 31/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është ndalur shërbimi 24-orësh në Qendrën Stroke në QKUK ku trajtohen pacientët me sulm në tru.

Shërbimi 24-orësh për trajtimin e pacientëve me stroke ishemike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është ndërprerë, shkruan Gazeta Shneta.

Ndërprerja u bë me një njoftim nga shefi i repartit të radiologjisë intervente Dr. Arben Kutllovci drejtuar drejtoreshës së Klinikës së Radiologjisë Dr. Shkëndije Nuza.

“Për shkak se për të disaten herë marrëveshjet për pagesa për funksionimin e shërbimit të Trombektomisë mekanike prishen ose deformohen, dhe kjo zgjatë afër 9 muaj, kemi ardhur në vendimin e vështirë që të largohemi nga kujdestaritë për stroke”, thuhet në letrën të cilën e posedon Gazeta.

Katër radiologë në fillim të vitit të kaluar kanë mbajtur gatishmëri dhe janë paguar nga QKUK në formë të orëve shtesë të punës. Më pas kjo formë e pagesave u ndalua meqë nuk janë të rregulluara me ligj.

“Kjo vjen për arsye se në marrëveshjen e fundit u morën vesh për mënyrën e pagesës dhe menduam se në fund mbizotëroi arsyeja, por ndodhi e kundërta, erdhi një vendim që është në kundërshtim me atë që jemi marr vesh”, thuhet në letër.

“Prandaj në pamundësi për të reaguar dhe me qëllimin që të mos kemi konflikte me kolegët radiolog, kemi ardhur në përfundim që të mos i mbajmë kujdestaritë për trombektomitë mekanike”, thuhet në letrën e radiologëve.

Arben Kutllovci, Naser Gjonbalaj, Muharrem Sadiku dhe Ardian Biqaku, të cilët i kanë vendosur faksimilet e tyre në këtë letër, i kanë kërkuar drejtoreshës Nuza që të rikthehen me kujdestari të rregullta dhe shërbimi i trombektomisë do të kryhet vetëm brenda orarit të rregullt të punës.

Në fakt, është e pamjaftueshme që ky shërbim të funksionoj vetëm brenda orarit të rregullt të punës. Kjo për faktin se pacientët që pësojnë sulm në tru dhe që kanë indikacione për ndërhyrje me trombektomi, duhet ta marrin këtë shërbim më së largu brenda gjashtë orëve për të evituar pasojat në tru në mungesë të qarkullimit të gjakut.

Menaxhmenti i QKUK-së i ka thënë Gazetës se janë duke e trajtuar këtë çështje për të gjetur një zgjidhje.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është duke u marrë dhe trajtuar çështjen e shërbimit të Trombektomisë në Qendrën Stroke, të Klinikës së Radiologjisë. Menaxhmenti është në komunikim të vazhdueshëm me stafin për të gjetur një zgjidhje që siguron funksionimin e pandërprerë të këtij shërbimi jetik”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Qendra Stroke e vendosur në Klinikën e Neurologjisë por që është pjesë e Klinikës së Radiologjisë në kuadër të repartit të radiologjisë intervente, është iniciuar si projekt në vitin 2019, por që shërbimi 24-orësh ka filluar vitin e kaluar.

Në këtë qendër trajtohen pacientët me bllokim të enëve të gjakut në tru, që ndryshe njihen si goditje apo sulm në tru. Trombektomia mekanike nënkupton ndërhyrje minimale invazive përmes enëve të gjakut për tërheqjen e mpiksjes së gjakut në mënyrë që të lirohet qarkullimi i gjakut në tru.

Ky intervenim duhet të kryhet më së largu brenda gjashtë orëve. Sulmi në tru është një nga sëmundjet që merr më së shumti jetë në Kosovë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbledhja e sotme e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet që u morën
Artikulli i rradhës Maqedoni: Për katër vjet e mashtroi Fondin për Sigurim Shëndetësor duke i marrë 359 mijë denarë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.