Kirurgu maksillofacial Dr. Milot Ademaj në një intervistë për Gazetën Shneta tregon llojet më të shpeshta të kancereve në regjionin e fytyrës.
“Kanceret për nga shpeshtia ndahen apo burojnë nga qelizat bazale të fytyrës pastaj nga qelizat skumoze, melanoma dhe kanceret e tjera që janë më të rralla”, u shpreh Dr. Miloti.
Ajo cka është e rëndësishme është koha shprehet Dr. Miloti sa më heret që të diagnostifikohet kanceri në regjionin e fytyrës aq më lehtë është trajtimi i tij.
“Faktorët e rrezikut janë ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, alkooli, konsumimi i duhanit dhe faktorët e tjerë, ekspozimi ndaj kimikateve të ndryshme dhe faktorët e tjerë si mosha gjinia si dhe bashkeveprimi i disa faktorëve ndikojnë ne paraqitjen e kancerit” u shpreh ai.
Sa i përket trajtimit Dr. Miloti shprehet se trajtimi më i mirë i kancerit të regjionit të fytyrës është ai kirurgjikal.
Në lidhje me simptomat dhe parandalimin e kësaj sëmundje shihni videon më poshtë:




