Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Investim mbi 500 mijë euro në Klinikën e Oftalmologjisë: Rriten standardet dhe shërbimet për pacientët

Lajme 03/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas një investimi prej mbi 500 mijë eurosh në pajisje të avancuara, kanë përfunduar edhe punimet infrastrukturore në Klinikën e Oftalmologjisë. Ky zhvillim ka vendosur standarde të reja për një Klinikë të Syve moderne, duke e bërë atë lidere në vend dhe më gjerë në ofrimin e shërbimeve oftalmologjike.

“Si rezultat i këtyre investimeve, numri i referimeve është zvogëluar rreth 80%, nga rreth 500 raste në vit në më pak se 100 raste. Kjo ka sjellë kursime të konsiderueshme, duke arritur në rreth 1.6 milionë euro në vit dhe mbi 6.4 milionë euro në katër vitet e fundit, për pacientët dhe arkat shtetërore”, ka shkruar minstri Arben Vitia, në një postim me pamje nga klinika e renovuar, transmeton Gazeta Shneta.

Ndër përmirësimet kryesore përfshihen:

  • Rritja e numrit të operimeve. Vetëm në vitin 2024 janë kryer 504 operime të perdes së syrit më shumë krahasuar me vitin 2023.
  • Operimet në segmentin e pasëm të syve janë rritur me 15% krahasuar me vitin 2023.
  • Janë bërë 1272 aplikime intravitreale të Anti-VEGF më shumë se në vitin e kaluar.
  • Shfrytëzueshmëria e kapaciteteve të klinikës është rritur nga 77% në 2023 në 97% në 2024.

Ky progres ka ndikuar ndjeshëm në eliminimin e listave të pritjes për shumicën e operimeve, veçanërisht për operimin e perdes së syrit, ku pritjet janë përgjysmuar.

Ndërkohë, janë nisur edhe fazat e para të renovimit në Klinikën e ORL-së, duke vazhduar përmirësimet klinikë pas klinike. Këto investime të rëndësishme pritet të sjellin një përvojë më të mirë dhe trajtim më efikas për pacientët. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJo siç u parashikua para një jave, kështu pritet të jetë moti ditëve në vijim
Artikulli i rradhës Një 37-vjeçar nga Kosova gjendet i vdekur në një stacion të trenit në Francë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.