Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmohet nga qentë endacakë ish-kryeshefja e Infermierisë, kërkon masa urgjente

Lajme 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-kryeshefja e Infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatën alarmante të qenve endacakë në Prishtinë.

Ajo bëri thirrje urgjente ndaj institucioneve përgjegjëse për të ndërmarrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.

“Me shqetësim të thellë dhe zemërim të madh, po i drejtohem të gjitha organeve kompetente, duke përfshirë Komunën e Prishtinës, institucionet përkatëse dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve, për t’i kërkuar veprim urgjent ndaj situatës alarmante që ka marrë përmasa të frikshme në qytet. Situata me qentë endacakë, të cilët kanë përqendrim të lartë në disa zona të Prishtinës, është bërë krejtësisht e papranueshme dhe e rrezikshme për qytetarët. Këta qenë, të pa mbikëqyrur dhe shpesh të agresivizuar, kanë shkaktuar shqetësime të mëdha, duke sulmuar dhe lënduar rëndë qytetarët, fizikisht dhe duke na lënë me pasoja afatgjata që për shumë njerëz janë trauma psikologjike” tha ajo.

Ajo po ashtu ka ndarë një përvojë personale, duke treguar se më 2 shkurt të këtij viti është sulmuar rëndë nga një grup i madh qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

“Unë dje më datë 2 Shkurt 2025, jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë nga një turmë e madhe qenësh në afërsi të Bibliotekës Kombëtare, në rrugën për të arritur tek Sheshi i Katedrales. Qentë dolën papritmas nga oborri i Kishës dhe Galerisë, duke më shkaktuar një frikë të madhe dhe duke më shkaktuar lëndime shumë të rënda. E gjithë kjo ndodhi dhe nuk kishte kalimtarë të tjerë që të mund të më ndihmonin. Me shumë mundim, arrita të largohem nga zona dhe, me ndihmën e forcave të mia, u drejtova në QKUK ku mora kujdesin mjekësor të nevojshëm. Kjo ngjarje është vetëm një nga shumë të ngjashme që ndodhin çdo ditë në qytet. Është e pa pranueshme që të vazhdojnë këto sulme dhe kërcënime ndaj qytetarëve të pafajshëm. Situata ka shkuar përtej asaj që mund të quhet thjesht një shqetësim – kjo është një rrezik për sigurinë e qytetarëve dhe një krizë që kërkon veprim të menjëhershëm nga autoritetet. Prandaj, bëj apel të fuqishëm për të gjitha institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme për të zgjidhur këtë problem. Qentë endacakë nëpër rrugët e qytetit dhe mosndërhyrja e shpejtë e institucioneve është një neglizhencë që po i shkakton qytetarëve dhimbje dhe frikë të vazhdueshme”, ka shkruar ajo në postimin e djeshëm në Facebook transmeton Klankosova.tv

Artikulli paraprakKonsumimi i kafes: Nga parandalimi i diabetit tek mbrojtja e trurit!
Artikulli i rradhës Si ndikon kanabisi në funksionin e trurit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.