Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve

Lajme 04/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe një lokal, të cilat përbejnë rrezik për jetën e qytetarëve. Por, pavarësisht kësaj, nga kjo komunë thonë se nuk mund t’i rrënojnë ato pa lejen e pronarëve. Ndërsa arkitektet thonë se jetën e qytetarëve nuk po e rrezikojnë vetëm objektet e vjetra, por edhe të rejat.

Është vendi ku qytetarët çdo ditë e presin autobusin.

Por, ndërtesa prapa kësaj pritoreje në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, është në këtë gjendje.

Për këtë arsye, ky objekt ndodhet në mesin e 61 shtëpive që po paraqesin rrezik për jetën e qytetarëve.

“Ne çdo gjashtë muaj bëjmë evidentimin dhe inspektimin e të gjitha këtyre objekteve. Raporti i fundit është bërë me 20 dhjetor të vitit të kaluar, ku janë evidentuar dhe është bërë inspektimi i gjithë këtyre hapësirave. I kemi evidentuar 61 shtëpi që janë në gjendje të keqe, 11 mure dhe një lokal”, ka deklaruar për Teve1 drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica.

Por, për rrënimin e këtyre objekteve, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica thotë se duhet leja e pronarëve.

“Në bazë të ligjit ne nuk mund të ndërhyjmë në pronën private dhe t’i rrëzojmë pa pëlqimin e pronarëve, sepse mund të përballemi me padi siç ka ndodhur më herët në rastet e kaluara, prandaj komuna është në procese gjyqësore për disa shtëpi që janë rrënuar më herët”.

E sipas arkitekteve, nuk janë vetëm këto objekte të vjetra të cilat po e rrezikojnë jetën e qytetarëve.

“Përderisa nuk ka certifikim të sigurisë, secili objekt pa pranim teknik përbën problem për sigurinë e banorëve për t’i shfrytëzuar ato. Aq më tepër objektet e pabanuar që për një kohë të gjatë nuk janë mirëmbajtur apo rinovuar, këto janë një rrezik permanent dhe patjetër që komuna duhet ose të certifikoj sigurinë e tyre apo edhe t’i rrënoj”, ka thënë arkitekti, Arsim Gërxhaliu.

Ndryshe, të shtunën mbrëma tre të mitur humbjen jetën nga shembja e një objekti të pabanuar në Jabllanicë të Gjakovës.

Artikulli paraprakAksident në Prishtinë, motoçiklistja lëndohet pas goditjes nga vetura
Artikulli i rradhës Për herë të parë, vaksina HPV edhe për djemtë – nis vaksinimi në Ferizaj

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.