Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Riza Hoda.
OMK, përmes këtij njoftimit ka shprehur ngushëllime tek familjarët, kolegët dhe miqtë duke kujtuar lartë veprimtarinë e të ndjerit, Dr. Hodës.
“Dr. Riza Hoda ishte nga fshati Koretin i Kamenicës. Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Dr. Hoda u shërbeu qytetarëve si mjek i përgjithshëm në QKMF në Kamenicë deri në pensionimin e tij”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Shneta/



