Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shpërthimi në një shtëpi në Gjakovë: 20 vjeçari u dërgua në QKUK në gjendje të rëndë, po trajtohet në Intensivë

Lajme 06/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një person nga rajoni i Gjakovës është lënduar rëndë nga një mjet shpërthyes. 20 vjeçari u dërgua në QKUK me plagë të rënda dhe është duke u trajtuar aty.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ka thënë për reporteri.net se gjendja e viktimës në momentin e pranimit ishte e rëndë dhe i njëjti është transferuar në Mjekësinë Intensive Qendrore.

“Pas trajtimit dhe intervenimit kirurgjik nga ekipa kujdestare në Qendrën Emergjente, pacienti është dërgu në Mjekësinë Intensive Qendrore, për trajtim të mëtutjeshëm. Gjendja e rëndë”, ka thënë Syla.

Si ndodhi rasti?

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur për gazetën online Reporteri.net se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e viktimës dhe po ashtu potencohet se sipas hetimeve të para dyshohet se vetë viktima ka shkaktuar shpërthimin.

“Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes.

Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.

Prokuroria është duke e hetuar rastin.

Artikulli paraprakA mundet pilula e kontrollit të lindjes të zvogëlojë rrezikun e kancerit të vezoreve?
Artikulli i rradhës Si të inkurajoni foshnjat të kenë zakone ushqimore të shëndetshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.