Sipas Klan Macedonia, viktima H.B., ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë përleshjes me armë.
Pos viktimës, një tjetër person ka mbetur I plagosur në incident.
Sipas informacionit nga Spitali i Qytetit “Shën Naum Ohri”, viktima ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Ende nuk ka informacione të sakta nga Ministria e Punëve të Brendshme për motivet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.




