Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodh edhe në fshatin Gjinoc të Suharekës, konkretisht në magjistralen Suharekë-Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka njoftuar se janë lënduar tre persona, raporton sinjali.
“Sot me datë 11.02.2025, rreth orës 15:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prizren-Suharekë, konkretisht në fshatin Gjinoc, ku ishin të përfshira dy automjete, një kamion i rëndë dhe një kamionet”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy nga ata lëndime të rënda”.





