Qytetari Esat Shala ka publikuar në llogarinë e tij të Facebook fotot e një gruaje, që sipas tij dyshohet se dhunohet fizikisht dhe po përdoret seksualisht.
Ai ka thënë se gruaja është nga qyteti i Gjilanit dhe se ka probleme me shëndetin mendor, bashkë me të ëmën, transmeton Gazeta Shneta.
“Kjo gruaja që kam postuar quhet Adile dhe është nga Gjilani. Gruaja ka probleme të shëndetit mendor gjithashtu edhe nëna e saj. Kjo grua përdoret seksualisht, materialisht sforcohet të kërkojë lëmosh për palë tjera dhe kur nuk mbërrin në pazare të bollshme dhunohet barbarisht kështu si ne foto”, ka shkruar Shala mes tjerash në postimin e shpërndarë.
Tutje në postim ai u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të merren me këtë rast.
Postimi i plotë:
Kjo gruaja qe kam postuar quhet Adile dhe eshte nga Gjilani. Gruaja ka probleme te shendetit mendor gjithashtu edhe nena e saj. Kjo grua perdoret seksualisht, materialisht sforcohet te kerkoj lemosh per pal tjera dhe kur nuk mberrin ne pazare te bollshme dhunohet barbarisht keshtu si ne foto. ( ps ne foto vec se kan filluar ti kaloj plaget ka ndodhe para disa dite)!
A ka instutucion qe i del ne ndihme kesaj gruaje pa mbrojte pa krah?
Aman mbrojeni kthejani njerzve dinjitetin!
Ia kan marr edhe karten e Bankes.
Qka quhemi neve sot?
Qka na ka sjelle ne kete gjendje, mjerimi qe te dhunojm nje grua ne kete forme nje grua te pa mbrojtur?.
Na ka kaplu Terbimi si shoqni, aman vakcina kunder Terbimit ma mire qaq.




