Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vrasja e 42-vjeçarit në Skënderaj, identifikohen dy të dyshuar, ndodhen në arrati

Lajme 12/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një 42-vjeçar ka mbetur i vrarë në një lokal në Skënderaj.

Nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë thënë për se dy persona të dyshuar për rastin janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati.

Zëdhënësi i kësaj prokurorie bëri të ditur se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe po punohet intensivisht për arrestimin e të dyshuarve.

“Prokurori i rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë menjëherë në vend ngjarje ku është konstatuar se një person ka mbetur i vrarë. Rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë” dhe dy persona të dyshuar janë identifikuar dhe të njëjtit ndodhen në arrati. Jemi duke punuar që të dyshuarit të arrestohen dhe të vihen para drejtësisë, si dhe rasti të zbulohet në tërësi”, tha Preteni për Reporteri.net.

Sot gjatë ditës u raportua se viktima dhe një nga të dyshuarit janë nga i njëjti fshat dhe e njëjta lagje.

Njëri nga të dyshuarit i cili ndodhet në arrati, është një 63-vjeçar me inicialet H.I.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në Skenderaj. Vdekja e viktimës u konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë se vrasja ka ndodhur brenda një lokali në rurgën “Sala e Hamit Jashari”.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.

Artikulli paraprakNdërron jetë në moshë të re doktoresha shqiptare nga Presheva, Aurita Arifi
Artikulli i rradhës Kina thotë se instituti Wuhan nuk ishte i përfshirë në krijimin e virusit COVID-19

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.