Kompania ajrore “Delta Airlines” ka ofruar nga 30 mijë dollarë për çdo pasagjer që ishte në aeroplanin që u përplas gjatë aterrimit në aeroportin e Torontos.
Mbetet ende e paqartë se çfarë shkaktoi incidentin e së hënës, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Në aeroplan ishin 76 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të ekuipazhit. Aeroplani ishte nisur nga Minneapolis, SHBA.
Zëdhënësi i Deltas ka thënë se paratë e ofruara nuk ndikojnë në të drejtat e klientëve, transmeton BBC.
Të gjithë përveç njërit nga 21 pasagjerët që u dërguan në spital ishin liruar të mërkurën në mëngjes, tha linja ajrore.
Aksidenti ishte incidenti i katërt i madh ajror në Amerikën e Veriut në një hark kohor prej tre javësh – dhe u pasua të mërkurën nga një aksident në Arizona në të cilin dy persona humbën jetën kur avionët e tyre të vegjël u përplasën.
Megjithatë, ekspertët vazhdojnë të këmbëngulin se udhëtimi ajror është jashtëzakonisht i sigurt – në fakt më shumë se format e tjera të transportit. /Gazeta Shneta/




