Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare Dr. Kujtim Zajmi, specialist i Mjekësisë së Punës.
Zajmi shërbeu për dekada të tëra në këtë fushë, duke dhënë kontribut të çmuar në Mjekësinë e Punës dhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare deri në pensionim.
I njohur për humanizmin dhe profesionalizmin e tij, ai ishte gjithmonë pranë pacientëve dhe kolegëve të tij, duke u shquar për përkushtimin e tij ndaj shëndetësisë dhe komunitetit.
Largimi i tij lë pas një boshllëk të madh në mesin e kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Varrimi i të ndjerit bëhet të mërkurën në varrezat e qytetit të Pejës.
“Dr.Kujtim Zajmi -Specialist i Mjekësisë së Punës shërbeu për disa dekada si mjek specialist në Mjekësinë e Punës dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare deri në pensionim ku edha dha kontribut të çmuar për shendetësinë. Ishte mjek human dhe njëri i afërt me kolegë. Dr.Kujtim u prehshë në parajsë!”, thuhet në telegramin ngushëllues të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë. /Gazeta Shneta/




