Në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, pothuajse çdo vit trajtohen rreth 20 raste të foshnjave që lindin me anomalitë e zemrës, ku 12 prej tyre kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm, brenda dy javëve pasi të vijnë në jetë. Kështu ka bërë të ditur neonaologia e kësaj klinike Dr. Lindita Kryeziu
Sipas saj, shkaqet e këtyre anomalive janë multi fakotrialë që lidhen kryesisht me shëndetin e nënës gjatë shtatzanisë shkruan Gazeta Shneta.
“Sëmundjet e nënës infeksionet, si rubeola, infeksione të ndryshme, diabeti i nënës, përdorimi i barnave të ndryshme nga ana e nënës apo edhe sëmundjet autoimune gjatë shtatzanisë mund të kenë impakt në zhvillimin e anomalive të zemrës tek foshnjat” u shpreh Dr. Lindita.
Ajo tutje shpjegoi se diagnostifikimi mund të bëhet edhe në fazën prenatale nga java e 15-18 e shtatzanisë.
“Në klinikën tonë e bëjmë më rrallë në këtë periudhë, zakonisht nga java e 18 deri në javën e 24-të.Pas kësaj është faza e dytë ku ne e presim një fëmijë me një problem të tillë , organizojmë lindjen e atij fëmiu dhe përgatitemi, nëse është urgjencë nganjëherë ne si ekip organizojmë që nëna të lind në një qendër jasht vendit” shtoi tutje Dr. Lindita.
Për këto dhe të tjera ndiqni videon më poshtë:




