Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK: Kemi furnizim stabil me tretësirë për infuzion NaCl 0.9%- 500 mililitra

Lajme 26/02/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka dal me një sqarim për media ku ka thënë se njësitë e saj janë të furnizuara me tretësirë për infuzion NaCl 0.9%- 500 mililitra.

“Theksojmë se në muajin janar 2025, ShSKUK ka pasur në stok 54 mijë e 610 copë me tretje për infuzion, NaCl 0.9%- 500 mililitra, të cilat në vazhdimësi janë shpërndarë në institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme. Poashtu, ka sasi të mjaftushme me sisteme të infuzioneve dhe kanillave, ampula deksametazon  dhe diklofenak, e që në vazhdimësi shpërndahen në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Reagimi i plotë:

ShSKUK ka furnizim stabil me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ( ShSKUK), lidhur me dezinformatat publike, njofton se ka pasur dhe ka qëndrueshmëri në furnizim me tretësirë për infuzion (NaCl 0.9%- 500 mililitra), për asnjë moment nuk ka pasur mungesë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Theksojmë se në muajin janar 2025, ShSKUK ka pasur në stok 54 mijë e 610 copë me tretje për infuzion, NaCl 0.9%- 500 mililitra, të cilat në vazhdimësi janë shpërndarë në institucionet që menaxhohen nga ShSKUK, si në QKUK, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.

Poashtu, ka sasi të mjaftushme me sisteme të infuzioneve dhe kanillave, ampula deksametazon  dhe diklofenak, e që në vazhdimësi shpërndahen në QKUK dhe 7 spitalet e përgjithshme.

Poashtu, në muajin shkurt jemi furnizuar me 16 mijë e 200 copë tretje për infuzion- NaCl 0.9%- 500 mililitra,asnjë moment në njësitë e ShSKUK nuk ka pasur mungesë të tyre.

Kjo gjendje e furnizimit mund të verifikohet në çdo moment në Sektorin për furnizim me barna dhe material shpenzues në ShSKUK, por edhe në klinika dhe spitalet e përgjithshme.

Andaj, ShSKUK, apelon tek mediat gazetarët dhe shoqëria civile,  para se të shpërndajnë informata të pa verifikuara, paraprakisht të marrin informacionin zyrtar dhe të verifikojnë gjendjen në Sektorin për furnizim me barna dhe material shpenzues, klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Edhe pse ka në stok, furnizimi i ardhshëm, i planifikuar që vjen së shpejti përfshinë mbi 80 mijë copë tretje për infuzione NaCl 0.9%-500 mililitra.

Duhet të theksojmë se ky furnizim është bërë falë angazhimit dhe planifikimit të mirë nga Sektori për furnizim me barna dhe material shpenzues.

Me respekt,

ShSKUK

Artikulli paraprakDuhanpirja vret 66 njerëz çdo ditë në Australi, studimi tregon pasojat shkatërruese për shëndetin
Artikulli i rradhës Tragjedi në Paris, foshnja e porsalindur vdes pasi nëna e hodhi nga dritarja e hotelit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.