Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Numërohen rreth 50% të votave me postë, LVV bie pak, LDK e PDK rriten

Lajme 02/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë në platformën online, kur janë procesuar 47.34% e vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka marrë 14,432 vota apo 51.34%.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë në platformën online, kur janë procesuar 47.34% e vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka marrë 14,432 vota apo 51.34%

Lidhja Demokratike e Kosovës ka aktualisht 8,360 vota apo 29.74%.

Partia Demokratike e Kosovës ka 2,283 vota, apo 8.12%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka 1,167 vota apo 4.15%.

Nga përditësimi i fundit që u bë mbrëmë para mesnatës me 35.64% të vendvotimeve të procesuara, del se LDK-ja është rritur pak në përqindje, nga 28.40% në 29.74%.

LVV-ja që në përditësimin e fundit kishte 52.14%, tani ka 51.34%.

Përqindja i është rritur pak edhe PDK-së, e cila në përditësimin paraprak pati 7.94%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët kishte 4.76% në përditësimin e mëparshëm, shkruan Express, transmeton Gazeta Shneta.

KQZ bëri të ditur pak më herët se po vazhdon numërimi i votave me postë, ndërsa procesi u përshkrua si “transparent”.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri të dielën, më 2 mars, në orën 16:00, në këtë qendër janë numëruar 89 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, të dielën pasdite, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Prishtinë, Prizren, Podujevë, Pejë, Rahovec, Gjilan, Lipjan dhe Istog”, tha KQZ në një njoftim.

Numri i “pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar pas procesit të vlerësimit”, është “më shumë se 63 mijë sosh”, tha KQZ-ja./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të përdorni pika për sytë
Artikulli i rradhës Trajtimi i neurotraumave në QKUK – flet neurokirurgu, Dr. Feti Ahmeti

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.