Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rritet numri i fëmijëve me probleme me të folur në Kosovë

Lajme 03/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë viteve të fundit është vërejtur një rritje e numrit të fëmijëve që kanë probleme me të folur. Sipas specialistëve të fushës, njëri ndër shkaktaret është edhe përdorimit i teknologjisë.

Tash e dy vite E.L bashkë me nënën e tij, i bën rreth 40 minuta rrugë për të marrë shërbime logopedike në Repartin e Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshenteve në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës.

Nëna e djalit 9 vjeçar, i tha Radio Kosovës se pavarësisht sfidave të udhëtimit, djali ka përmirësim të ndjeshëm. Ajo u shpreh se është e kënaqur me shërbimet që djali i saj i merr në QKUK, pasi një seancë logopedike në institucionet private për një muaj varion nga 200 deri ne 500 euro.

“Që dy vite e sjell fëmijën këtu për të marr shërbime. Një vit e kam dërguar të pedagogia kurse që një vit e sjell këtu të logopedia dhe jam shumë e kënaqur me trajtimin e tij dhe përmasimin që ka pasur. Djali s’ka mundur t’i shqiptoj rreth 16 germa, kurse tash ka një përmirësim në të gjitha germat dhe jemi drejt finalizimit të shqiptimit”, theksoi ajo.

Në repartin e Psikiatrisë se Fëmijëve dhe Adoleshenteve janë vetëm tre logopedë, që i trajtojnë fëmijët që marrin shërbime nga e gjithë Kosova, thekson për Radio Kosovën, Zyla Musliu, legopede klinike.

Ajo thotë së kanë fluks të madh të fëmijëve, por mundohen të ofrojnë shërbime kualitative.

“Ne jemi tre logopedë dhe mundohemi të ofrojmë shërbime, që nevojtarët të mos i lëmë në listat e pritjes. Ka shumë fluks dhe fëmijë, që kërkojnë shërbime logopedie dhe me kapacitet që kemi, mundohemi t’i përmbushim nevojat e tyre. Kemi nevojë shumë për mbështetje, që të punojmë më fëmije për pjesën e të folurit”, tha Musliu.

Kryetar i Shoqatës së Logopedëve të Kosovës Lekë Gjurgjiali, tregon sfidat që përballën logopedët. Sipas tij, sfide mbetet përfshirja e logopedëve ne institucione, komisione vlerësuese dhe ekipe multi-disciplinare, mungesa e inspektimit, ofrimi i shërbimeve të pa licencuara si dhe mungesa e një Ode te veçantë profesionale.

Radio Kosova ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë, se cilat janë masat që po ndërmerr për të trajtuar dhe për të siguruar mbështetje më të mirë për këta fëmijë dhe familjet e tyre si dhe për mundësitë për të rritur numrin e profesionistëve të specializuar dhe për të siguruar që fëmijët dhe individët që kanë nevojë për trajtim logopedik, të mund ta kenë shërbime në mënyrë të barabartë dhe efektive, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Artikulli paraprakAksident mes tri veturave në Skenderaj, lëndohen dy persona
Artikulli i rradhës Veprimet e SHBA-së mund të rikthejnë çrrënjosjen e poliomielitit, thotë OBSH

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.