Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

162 mijë e 542 pacientë ishin të shtrirë në QKUK brenda vitit të kaluar, u kryen 44 mijë operacione

Lajme 05/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 162 mijë e 542 pacientë kanë qenë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, gjatë vitit 2024.

ShSKUK njoftoi se gjithashtu janë kryer mbi 44 mijë operacione, numër ky dukshëm më i lartë krahasuar me vitet paraprake

Postimi i plotë:

162 mijë e 542 pacientë kanë qenë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet përgjithshme, gjatë vitit 2024, me gjithsej 790 164 ditë shërimi.

Po ashtu, janë kryer mbi 44 mijë operacione, numër ky dukshëm më i lartë, krahasuar me vitet paraprake.

Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë mbledhjes së 66-të, të Bordi Drejtues të ShSKUK-së, të cilën e hapi kryesuesi i Bordit Drejtues, Dren Boshnjaku, i cili kaloi fjalën për raportim të rregullt tek drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi.

Drejtori Azizi, njoftoi lidhur me punët dhe aktivitetet që janë kryer dhe janë në procedurë të realizohen.

Më pastaj, në kuadër të rendit të ditës, u prezantua raporti i punës pë vitin 2024 nga ShSKUK, me të dhëna të përmbledhura për të gjitha njësitë dhe detaje për secilin nga shërbimet dhe performancën e ofruar.

Gjatë mbledhjes u prezantua edhe raporti final nga Njësia e Auditimit të Brendshëm për Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive, për periudhën janar- dhjetor 2021, në të cilin janë përfshirë të gjeturat, por edhe rekomandimet e dhëna.

Para Bordit Drejtues, drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, Violeta Zatriqi, ka paraqitur planin e veprimit për funksionalizimin e qendrës për djegie, përfshira detajet e nevojshme infrastrukturore, paisjet dhe stafin mjekësor.

Artikulli paraprakStudim: AI parashikon më saktë korrelacionet në testet e personalitetit sesa njerëzit
Artikulli i rradhës Aftësitë konjitive të fëmijës suaj: Çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.