Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U dhunua katër herë brenda natës: Publikohet dosja e Prokurorisë për dhunimin e së miturës

Lajme 05/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është publikuar dosja e Prokurorisë për dhunimin e 11-vjeçares, e cila tash ka mbushur 14 vjet.

Betimi për Drejtësi ka publikuar dosjen e Prokurorisë, ku tregohet se e mitura është dhunuar 4 herë brenda natës.

Ngjarja ka ndodhur në një hotel, ku e mitura, sipas Prokurorisë, kishte shkuar pasi nuk kishte asnjë vend-strehim tjetër.

Sipas kërkesë së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, thuhet se V.A., më 1 shkurt 2025 në një motel në fshatin Shkabaj, Komuna e Obiliqit, me qëllim që të shfrytëzojë seksualisht të miturën (tani 14-vjeçe)- viktimë e ndjeshme, derisa ka qenë duke punuar si pastrues në motel dhe duke qenë në dijeni se është e vetme në një dhomë dhe nuk kishte mundësi të gjente strehim tjetër pasi që ishin orët e vona të natës, fillimisht i dërgon pije në dhomë viktimës dhe pastaj i organizon takim me dy persona tjerë ende të paidentifikuar përmes marrjes së përfitimeve, të cilët pasi paraqiten në motel kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën.

Me këtë, V.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz” nga neni 165, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më tej, thuhet se i pandehuri i dytë P.Sh., më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të recepsionistit me të kuptuar se viktima është e vetme, shfrytëzon gjendjen e saj duke e ditur se e njëjta nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë hyn në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.

Prandaj me këtë, P.Sh dyshohet të ketë kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4 nënparagrafi 4.7 të Kodit Penal.

Kurse, i pandehuri i tretë L.A., thuhet se me datë të njëjtë dhe në të njëjtin motel, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të pastruesit të motelit, me të kuptuar se viktima është e vetme në motel, shfrytëzon gjendjen e saj, duke e ditur se ajo nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë, hyn në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.

Me këtë, L.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4, nëparagrafi 4.7 të Kodit Penal.

Dhe i pandehuri i katërt G.H., thuhet se më 1 shkurt 2025 në motelin e njëjtë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ka qenë e strehuar në këtë motel, i dyshuari në cilësi të pastuesit me të kuptuar se viktima është e vetme në motel, shfrytëzon gjendjen e saj, duke e ditur se ajo nuk mund të sigurojë strehim në ndonjë vend tjetër meqenëse ishte vonë, hynë në dhomën ku ndodhej viktima dhe kryen aktin seksual me të, me këtë rast të dëmtuarës i është degraduar integriteti seksual.

Me këtë, G.H., dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim” nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 e lidhur me paragrafin 4, nëparagrafi 4.7 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakKëta janë 120 kandidatët që pritet të zënë ulëse në Kuvendin e Kosovës
Artikulli i rradhës Një 38 vjeçar vdes në QKUK, u soll në gjendje shumë të rëndë nga spitali i Pejës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.