Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Lajme 05/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Uji burimor “Rugove” kontrollohet rregullisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe në të “nuk janë gjetur asnjëherë baktere të dëmshme për shëndetin e konsumuesve”, thotë Ergyl Binçe, drejtor i Laboratorëve për Analizat e Ujit dhe Ushqimeve në këtë institucion.

REL siguroi deklaratën e tij një ditë pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është duke i inspektuar të gjitha dërgesat e ujit burimor nga Kosova, pasi, siç tha, disa analiza të mëhershme zbuluan praninë e bakterit koliform në një mostër uji.

Media të caktuara në këtë vend publikuan vendimin e agjencisë, sipas të cilit bëhet fjalë për mostra të ujit “Rugove”.

Kjo kompani e Kosovës konfirmoi për REL se produkti i saj është në rregull dhe se shitjet në shtetin fqinj janë duke vazhduar.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me shqetësimin që ka ngritur agjencia e saj homologe në Maqedoni të Veriut.

Ngjashëm nuk u përgjigj as Inspektorati Sanitar, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe është përgjegjës, ndër të tjera, për vërtetimin e cilësisë së ujit të ambalazhuar në Kosovë.

Çka thotë IKSHPK-ja?

Binçe konfirmon se kompania që prodhon ujin “Rugove” i bën vazhdimisht analizat në IKSHPK – “madje edhe për stoqet që i eksporton jashtë vendit”.

Ai beson se vërejtjet që kanë përmendur autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, lidhur me “praninë e bakterit koliform” te uji i ambalazhuar “Rugove”, nuk qëndrojnë.

“Këtë bakter që e përmendin, nuk e kemi gjetur kurrë, jo vetëm tek uji ‘Rugove’, por tek asnjë [nga ujërat e ambalazhuara të kompanive tjera kosovare]”, thotë Binçe.

Ai shton se është e rëndësishme që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës të marrë një rol më aktiv, duke shkuar në Maqedoninë e Veriut dhe duke verifikuar në mënyrë të pavarur burimin e problemit.

Ekspertja për ujëra në IKSHPK, Burbuqe Nushi-Latifi, shpreh habi me konstatimin e kolegëve maqedonas.

Sipas saj, ai mund të jetë “gabim njerëzor në laborator ose në diagnostikim”.

“Gjatë përpunimit [të ujit], duart e palara mund ta bartin [bakterin]… vetëm një koloni, dy, tri ose katër. Më pas, ato zhvillohen në ujë, sepse uji është jetik jo vetëm për njerëz, por edhe për baktere”, thotë Nushi – Latifi.

Sipas të dhënave të Byrosë së Prokurimit Publik të Maqedonisë së Veriut, janë 23 institucione të këtij vendi, të cilat, përmes një kompanie të atjeshme, furnizohen me ujin “Rugove”.

Disa prej këtyre institucioneve – si Ministria e Administratës Publike – konfirmuan në Shkup se e kanë konsumuar dhe vazhdojnë ta konsumojnë ujin “Rugove”.

Çka është bakteri koliform?

Bakteri koliform është organizëm i pranishëm në mjedis dhe në jashtëqitjet e të gjitha kafshëve me gjak të ngrohtë dhe njerëzve.

Bakteri koliform nuk mund të shkaktojë sëmundje.

Megjithatë, prania e tij në ujë të pijshëm tregon se organizmat që shkaktojnë sëmundje (patogjenët), mund të jenë në sistemin e ujit, thuhet në përshkrimin që bën Departamenti i Shëndetësisë i Shtetit të Uashingtonit.

Sipas tij, nëse bakteri koliform gjendet në një mostër uji, operatorët e sistemit të ujit punojnë për të gjetur burimin e ndotjes.

Një nga mënyrat për pastrimin e ujit të kontaminuar është përmes klorifikimit./REL

Artikulli paraprakMjekët i kishin dhënë vetëm pesë muaj jetë pasi u diagonistikua me kancer në tru, 13-vjeçari emërohet nga Trump si “Agjent Nderi”
Artikulli i rradhës Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçar në bulevardin “Bill Klinton” në Prishtinë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.