Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Pharma Leader” e mashtrimit me insulina vendoset sërish në listë të zezë, mashtroi me dokumente Spitalin e Gjakovës

Lajme 06/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania që e kishte çuar peshë shtetin e Kosovës me mashtrimin me insulina, tashmë është futur në listë të zezë. Kjo, pasi që është tërhequr nga një tender pas dorëzimit të ofertave dhe s’ua ka dorëzuar dokumentet që ka kërkuar prokurimi i Spitalit të Gjakovës.

Emri i “Pharma Leader” u bë i famshëm para dy vitësh, pasi u procedua në Prokurori nga ministri Arben Vitia. Kjo, pasi që në tenderin për insulina, akuzohej se kishte falsifikuar një dokument, shkruan Insajderi.

Spitali “Isa Grezda” kishte vërejtur vjet edhe një tentim për mashtrim nga ana e “Pharma Leader”. Konkretisht, për mjete të hemodializës, kapacitetet e të cilave i kishte prezantuar si të rrejshme.

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), i njohur edhe si Gjykata e Tenderëve, e kishte diskualifikuar “Pharma Leader” dhe e kishte përjashtuar për një periudhë një-vjeçare.

Kësaj radhe, në shkurt të këtij viti “Pharma Leader” kishte konkuruar për servisim dhe mirëmbajtje të aparateve të hemodializës. Siç thuhet në vendimin e OSHP’së, “Pharma Leader” është tërhequr nga aktiviteti i prokurimit pas dorëzimit të ofertave.

Spitali i Gjakovës ka kërkuar nga “Pharma Leader” që të dërgojë dokumentet që dëshmojnë kërkesat e përshtatshmërisë, teksa “Pharma Leader” ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë nën pretendimin se janë krjiuar paqartësi.

“Operatori ekonomik Pharma leader, është tërhequr nga aktiviteti i prokurimit pas dorëzimit te ofertave duke vepruar ne kundërshtim me nenin 25 te Rregullores për Prokurim Publik nr: 001/2022, i cili e obligon operatorin e rekomanduar për kontrate te dorëzojë vërtetimet ne lidhje me kërkesat e përshtatshmërisë. Ne rastin konkret OE Pharma leader i ka shkaktuar dëm autoritetit kontraktues dhe njëherit vlerësoj se janë plotësuar kushtet për zbatim te nenit 25 paragrafit 9 te Rregullores për Prokurim Publik nr: 001/2022”, thuhet ndër të tjera në vendimin, të cilin e ka parë Insajderi.

OSHP thotë se pas verifikimit te pretendimit te “Pharma Leader”, i ka dhënë të drejtë ankesës së Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë.

Kësisoj, Gjykata e Tenderëve ka marrë vendim që ta dënojë me tre muaj mos-pjesëmarrje në tenderë. Pra, kompania që dyshohet se mashtroi me insulina do të jetë në listë të zezë nga 11 shkurti deri më 10 maj të këtij viti.

Denoncimi i Ministrisë së Shëndetësisë para dy vitesh kundër “Pharma Leader”

Ministri i Shëndetësisë më 2022-ën kishte thënë se firma “Pharma Leader” nuk ka pasur asnjë leje për të importuar insulina në Republikën e Kosovës.

“Më datë 12.06.2023 jemi njoftuar zyrtarisht se kompania në fjalë nuk ka pasur asnjë leje për të importuar insulina në Republikën e Kosovës. As nga prodhuesi amerikan, e as nga kompania në Maqedoni të cilën pretendon”.

“Në dokumentin e muajit maj 2023 operatori ekonomik e ka ofruar një dëshmi nga “Farma Trade” në gjuhën angleze me qëllim të konfirmimit të rregullsisë së dëshmisë ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar përmes shkresave elektronike me kompaninë “Farma Trade” në selinë në Maqedoninë e Veriut”.

“Nga ana e kompanisë “Farma Trade” kemi pranuar përgjigjen me shkrim se dëshmia e ofruar nga “Farma Lider” nuk është valide dhe ata nuk kanë ofruar asnjë dëshmi të tillë. Operatori ekonomik “Farma Lider” dyshohet tashmë se ka ofruar dokumente të falsifikuara gjë që konsiderohet vepër penale”.

“Kompania në fjalë nuk ka dashur të aplikoj për autorizim për shkak se nuk ka mundur, nuk ka nuk ka pasur leje nga prodhuesi amerikan. Pyetja që shtrohet këtu nga do i merrnin insulinat kur nuk kanë pasur leje për t’i marr ato amerikane. Produkte false, kontrabandë apo çka kjo duhet kuptuar dhe sqaruar sa më parë. Këto prova i kemi dërguar në organet e sigurisë. Gjitha shkresat elektronike i kanë organet e sigurisë, ku dyshohet për vepër penale si falsifikimi i dokumentit me qëllim të përfitimit të jashtëligjshëm”, kishte thënë ai.

Artikulli paraprakKompania gjermane që po synon të ngrijë trupin e njeriut dhe ta zgjojë në të ardhmen
Artikulli i rradhës Ilaçi për diabetin mund të ndihmojë në mbrojtjen e zemrës te pacientët me kancer

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.