Shoqata e Kirurgëve Vaskularë të Kosovës ka arritur një sukses të madh, duke u pranuar zyrtarisht si anëtare e Shoqatës Evropiane të Kirurgëve Vaskularë (ESVS).
Ky anëtarësim i ri në një organizatë prestigjioze do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë me ekspertët ndërkombëtarë, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e standardeve të trajtimit në fushën e kirurgjisë vaskulare, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
Njoftim për Pranimin e Shoqatës së Kirurgëve Vaskularë të Kosovës në Shoqatën Evropiane të Kirurgëve Vaskularë
Me kënaqësi ju njoftojmë se para disa ditëve Shoqata e Kirurgëve Vaskularë të Kosovës është pranuar zyrtarisht si anëtare e Shoqatës Evropiane të Kirurgëve Vaskularë, (ESVS).
Ky është një moment historik dhe një arritje e rëndësishme për komunitetin tonë mjekësor, e cila dëshmon përkushtimin dhe profesionalizmin e kirurgëve vaskularë në Kosovë.
Anëtarësimi në këtë organizatë prestigjioze do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë me ekspertët ndërkombëtarë, shkëmbim të përvojave dhe avancim të mëtejshëm të standardeve të trajtimit në këtë fushë.
Urime të gjithë kirurgëve vaskularë dhe komunitetit mjekësor të Kosovës për këtë sukses të merituar!
Announcement of the Admission of the Kosovo Society of Vascular Surgeons to the European Society of Vascular Surgeons
We are pleased to announce that a few days ago the Kosovo Society of Vascular Surgeons was officially accepted as a member of the European Society of Vascular Surgeons (ESVS).
This is a historic moment and an important achievement for our medical community, which proves the dedication and professionalism of vascular surgeons in Kosova.
Membership in this prestigious organization will enable closer cooperation with international experts, exchange of experiences and further advancement of treatment standards in this field.
Congratulations to all vascular surgeons and the medical community of Kosovo for this well-deserved success!
Prof. Ass.Dr.Lulzim Vokrri, MD,Msc,PhD
President of Kosovo Society of Vascular Surgeons. (KSVS)




